Në kuadër të investimeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Mitrovicë gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e 300 komposterëve shtëpiakë. Këta komposterë janë dhuruar për institucionet shkollore, duke përfshirë Qendrën Burimore “Nëna Terezë”, OJQ të ndryshme si Diakonie, Handikos dhe Down Syndrom Kosova, për disa ambientalistë, si dhe përfaqësuesve të fshatrave Bare, Mazhiq, Stan Tërg, Zhabar i Poshtëm/ Epërm, Pirq dhe Vinarc. Me këtë rast, drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, ka përgëzuar përfituesit, duke thënë se projekti ka për qëllim avancimin në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave.
Sipas drejtorit Sadiku kompostimi mundëson reduktimin e rrymës së mbeturinave direkt në burim dhe pa kosto shtesë, ku secila familje mund të kontribuoj në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit, përmes kompostimit të ushqimit dhe mbetjeve bimore. Projekti në fjalë është financuar nga GIZ-i.
No comments:
Post a Comment