Sunday, April 17, 2022

CNN: Vizitoni Shqipërinë dhe Kosovën dhe evitoni desstinacionet me rrezik të lartë për shkak të pandemisë

Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë këtë verë, por duan të shmangin destinacionet që janë kategorizuar si me rrezik të lartë për shkak të pandemisë, kanë vetëm disa zgjedhje. Mes tyre është Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit. Për të tretën javë radhazi, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1. Por pjesa më e madhe e vendeve të Evropës mbeten ende në Nivelin 4. Mbretëria e Bashkuar, për shembull është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021. Kjo e vendos Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut të gjitha në kategorinë e rrezikut “Shumë të lartë” për Covid-19.

CDC cakton një destinacion me rrezik të Nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë regjistrohen në 28 ditët e fundit. Nuk është vetëm Mbretëria e Bashkuar. Shumë nga emrat e shteteve të mëdha në Evropë mbeten në Nivelin 4 edhe me fillimin e sezonit të udhëtimeve pranverore.

Më 11 prill, ajo listë përfshinte vendet e mëposhtme:  Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Itali, Maltë, Holanda, Portugalia dhe Spanjë. Në udhëzimin më të zgjeruar për udhëtimet, CDC ka rekomanduar shmangien e të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare derisa të vaksinoheni plotësisht.

No comments:

Post a Comment