Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Tuesday, August 4, 2020
Alarm! Sasia e mbeturinave të plastikës, brenda 20 viteve të ardhshme pritet të arrijë në 1.3 miliardë tonë.
Si të kontribuoni në parandalimin e ndryshimeve klimatike?
Ndryshimet klimatike po ndodhin! Mirëpo ka shumë gjëra të cilat ne si individ mund ti bëjmë për t’i zvogëluar këto ndryshime.
Cila është njëra ndër gjërat më të rëndësishme që
njerëzimi mund ta bëj në vitet e ardhshme?
Zvogëlimi i përdorimit të karburanteve me djegie fosile siç
janë vaji, thëngjilli dhe gazi natyral, duke i zëvendësuar me burime të pastra
dhe të ripërtritshme të energjisë, është një nga mënyrat më të duhura për të
ulur emetimet e larta të dioksidit të karbonit gjatë dekadës së ardhshme.
Ndryshimi i mënyrës se si industritë udhëhiqen?
Ju mund ta ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë dhe
konsumatorë, përmes presionit ndaj qeverisë apo kompanive të ndryshme, që të
bëhen ndryshimet e nevojshme.
Cili është veprimi ditor që mund ta bëni?
Një hulumtim ka listuar jo më pak se 148 aksione individuale që mundë të ndërmarrë secili për të ndihmuar në reduktimin e ndryshimeve klimatike. Heqja dorë nga përdorimi i veturave, ishte aksioni më efektiv të cilin një individ mund ta ndërmerrte sepse veturat janë një ndër ndotësit më të mëdhenj krahas transporteve tjera.
Konfirmohet prania e leopardit që konsiderohej i zhdukur që 30 vite!
Revista “Family Life Goal” raporton se një specie që është
konsideruar si e zhdukur, është identifikuar për herë të parë pas 30 vitesh në
Tajvan. Bëhet fjalë për një lloj të leopardit të veçantë dhe të rrallë.
Leopardi Formosan është i listuar si specie e zhdukur në
Unionin Ndërkombëtar për Konzervimin e Natyrës pasi që nga 1983 nuk janë
identifikuar shenja jete të tij. Ky leopard konsiderohet si i shenjtë nga fisi
indogjen Paiwan. Anëtarët e fisit besojnë që leopardi Formosan është detyruar
që ta ndërroj habitatin duke u larguar në thellësi të pyjeve pasi që jetesa e
tyre është rrezikuar nga civilizimi njerëzor.
Një studim i realizuar nga viti 1990 deri në vitin 1993 ka
vendosur 16,000 kamera për të monitoruar Leopardin Formosan mirëpo nuk ka
gjetur gjurmë të tijë, prandaj edhe është shpallur si i zhdukur deri në
momentin kur mrekullisht është identifikuar sërish si specie.
Monday, August 3, 2020
Disa këshilla të vjetra që ndërlidhen me konceptin e të jetuarit shëndetshëm!
- Pi uji aty ku pi kali, sepse kali nuk pi kurrë ujë të ndotur;
- Vendose shtratin e gjumit në vendin që zgjedhin macet për të fjetur;
- Ha frytin që ka zgjedhur krimbi;
- Mbill pemët ku gërmojnë dhelprat;
- Gërmoje pusin poshtë pemës që zgjedhin zogjtë për të ndërtuar folenë në verë;
- Shtrihuni për të fjetur kur të dëshironi por zgjohu për një herë me pulat;
- Ushqehu me ushqime të gjelbra dhe do të kesh, këmbët e një dhie te egër dhe zemrën e një ujku;
- Noto sa më shpesh dhe do të ndjehesh mbi tokë, si peshku në ujë;
- Shiko sa më shpesh drejt qiellit dhe jo para këmbëve tua dhe mendimet do ti kesh te kthjellëta si qielli pa re;
- Hesht sa të mundesh dhe fol sa më pak, shpirti do mbretërohet nga qetësia dhe mendjen do ta kesh gjithmonë paqësore.

