Tuesday, August 4, 2020

Si të kontribuoni në parandalimin e ndryshimeve klimatike?

Ndryshimet klimatike po ndodhin! Mirëpo ka shumë gjëra të cilat ne si individ mund ti bëjmë për t’i zvogëluar këto ndryshime.

Cila është njëra ndër gjërat më të rëndësishme që njerëzimi mund ta bëj në vitet e ardhshme?

Zvogëlimi i përdorimit të karburanteve me djegie fosile siç janë vaji, thëngjilli dhe gazi natyral, duke i zëvendësuar me burime të pastra dhe të ripërtritshme të energjisë, është një nga mënyrat më të duhura për të ulur emetimet e larta të dioksidit të karbonit gjatë dekadës së ardhshme.

Ndryshimi i mënyrës se si industritë udhëhiqen?

Ju mund ta ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë dhe konsumatorë, përmes presionit ndaj qeverisë apo kompanive të ndryshme, që të bëhen ndryshimet e nevojshme.

Cili është veprimi ditor që mund ta bëni?

Një hulumtim ka listuar jo më pak se 148 aksione individuale që mundë të ndërmarrë secili për të ndihmuar në reduktimin e ndryshimeve klimatike. Heqja dorë nga përdorimi i veturave, ishte aksioni më efektiv të cilin një individ mund ta ndërmerrte sepse veturat janë një ndër ndotësit më të mëdhenj krahas transporteve tjera.

Shfrytëzoni burimet e energjisë së ripërtritshme?

Çmimet e energjisë së ripërtritshme si era dhe dielli, janë duke u liruar në mbarë botën. Në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji të Ripërtritshme (IRENA) thuhet se energjia nga dielli, gjeotermikja, bioenergjia dhe ajo e erës, do të jenë ndër karburantët më të lirë në 2020.

Ndihmoni duke ndryshuar dietën tuaj?

Industria e ushqimit dhe veçanërisht ajo e mishit dhe e qumështit, janë ndër kontribuuesit më të rëndësishëm në ndryshimet klimatike. Duke zvogëluar përgjysmë konsumimin e proteinave nga kafshët, ju mund t’i zbusni gjurmët e karbonit në dietën tuaj për më shumë se 40 %.

No comments:

Post a Comment