Revista “Family Life Goal” raporton se një specie që është
konsideruar si e zhdukur, është identifikuar për herë të parë pas 30 vitesh në
Tajvan. Bëhet fjalë për një lloj të leopardit të veçantë dhe të rrallë.
Leopardi Formosan është i listuar si specie e zhdukur në
Unionin Ndërkombëtar për Konzervimin e Natyrës pasi që nga 1983 nuk janë
identifikuar shenja jete të tij. Ky leopard konsiderohet si i shenjtë nga fisi
indogjen Paiwan. Anëtarët e fisit besojnë që leopardi Formosan është detyruar
që ta ndërroj habitatin duke u larguar në thellësi të pyjeve pasi që jetesa e
tyre është rrezikuar nga civilizimi njerëzor.
Një studim i realizuar nga viti 1990 deri në vitin 1993 ka
vendosur 16,000 kamera për të monitoruar Leopardin Formosan mirëpo nuk ka
gjetur gjurmë të tijë, prandaj edhe është shpallur si i zhdukur deri në
momentin kur mrekullisht është identifikuar sërish si specie.
Të dhënat flasin se më tepër se 90 % e të gjitha organizmave që kanë jetuar ndonjëherë në Toka janë të zhdukura. Çdo ditë lista e kafshëve që rrezikojnë zhdukjen rritet. Dhe sipas shkencëtarëve më shumë se 20,000 specie të florës dhe faunës janë në prag të zhdukjes totale.
No comments:
Post a Comment