Monday, August 3, 2020

Disa këshilla të vjetra që ndërlidhen me konceptin e të jetuarit shëndetshëm!

Nga goja e popullit kanë dalë shumë këshilla që burojnë qysh nga kohërat më të vjetra dhe që përmbajtja e tyre ndërlidhet me konceptin e të jetuarit në mënyrë të shëndetshme. Këtu do i sjellim vetëm disa nga këto këshilla të cilat besojmë që do ju pëlqejnë dhe do ju bëjnë të mendoni ndryshe për jetën. 
  • Pi uji aty ku pi kali, sepse kali nuk pi kurrë ujë të ndotur;
  • Vendose shtratin e gjumit në vendin që zgjedhin macet për të fjetur;
  • Ha frytin që ka zgjedhur krimbi;
  • Mbill pemët ku gërmojnë dhelprat;
  • Gërmoje pusin poshtë pemës që zgjedhin zogjtë për të ndërtuar folenë në verë;
  • Shtrihuni për të fjetur kur të dëshironi por zgjohu për një herë me pulat;
  • Ushqehu me ushqime të gjelbra dhe do të kesh, këmbët e një dhie te egër dhe zemrën e një ujku;
  • Noto sa më shpesh dhe do të ndjehesh mbi tokë, si peshku në ujë;
  • Shiko sa më shpesh drejt qiellit dhe jo para këmbëve tua dhe mendimet do ti kesh te kthjellëta si qielli pa re;
  • Hesht sa të mundesh dhe fol sa më pak, shpirti do mbretërohet nga qetësia dhe mendjen do ta kesh gjithmonë paqësore.


No comments:

Post a Comment