Sunday, July 12, 2020

Një mënyrë ekologjike për riciklimin e gomave

Miliona tonelata gomash te vjetra, përfundojnë çdo vit ne grumbujt e mbeturinave industriale. Një kompani italiane ka zbuluar një teknike te pastër, qe bën te mundur zgjatjen e jetës se gomave te papërdorshme. Riciklimi i gomave gjigante mund te jete problematik, sepse përmbajnë një sasi te madhe metali. Shpërbërja e tyre është e vështirë dhe makineritë qe e bëjnë nje gje te tille, prishen lehtësisht.


Kompania Greentech Innovations ne Itali njofton se ka gjetur një zgjidhje ekologjike per riciklimin e rrotave te mëdha te makinave dhe kamionëve. Brenda kësaj makinerie, pajisje me ujë me presion vene ne shënjestër gomën e vjetërsuar duke e ndare ne copa te vogla. Ideja eshte qe uji me presion është si nje the thike qe ndan gomën nga skeleti metalik.

Saturday, July 11, 2020

Himalaja shihet nga India pas 30 vjetësh!

Për herë të parë pas 30 vjetësh malet Himalaje janë të dukshme që nga disa pjesë të Indisë, pas rënies së ndotjes së ajrit prej kufizimeve të epidemisë së koronavirusit.

Rënia e niveleve të ndotjes së ajrit prej kufizimit të aktivitetit ka bërë që banorët e krahinës Punjab të Indisë rreth 200 km larg Himalaja, të mbushin mediat sociale me pamje të maleve legjendare, me maja të mbuluara me dëborë.


India ka një popullsi prej rreth 1.4 miliard njerëz dhe vitin e kaluar kryesoi diagramet si qytetet më të ndotura në botë sipas IQAIR.

Por bllokimi i rreptë gjatë pandemis në vend do të thotë që më pak makina dhe biznese janë në veprim, dhe nivelet e ndotjes janë zvogëluar.

Bordi Qendror i Ndotjes i Indisë tha se bllokimi në shkallë vendi ka rezultuar në përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në vend.

India, gjatë shumicës së vitit, regjistron një kufi pesë herë më të lartë – 100mg/m3 – sesa kufiri global i sigurt, sipas SBS News.

Ecja në natyrë për shëndet më të mirë!

Sipas një studimi në Universitetin Stanford, shëtitja në natyrë ka efekte shumë pozitive psikologjike tek njerëzit, krahasuar me jetën urbane.

Për t’u ndjerë më mirë mund të arrihet ndoshta shumë thjesht nëpërmjet një ecjeje në pyll. Shkencëtarët në Universitetin Stanford studiuan rreth 40 individë me shëndet të plotë mendor. Gjysmës së tyre iu kërkua të bënin një shëtitje nëpër qytet. Gjysmës tjetër iu tha ta bënin shëtitjen në natyrë.

Pas kthimit, personat që ecën në natyrë shfaqën më pak shenja mërzitjeje ose pezmatimi, krahasuar me ata që ecën përmes qytetit.

“Ekzaminuam pjesët e trurit që aktivizohen gjatë krijimit të ndjesisë së mërzitjes, dhe vumë re një rënie të këtij aktiviteti tek personat që ecën në natyrë, ndërsa nuk pati ndryshim tek ata që ecën nëpër zona urbane.”

Kështu shprehet Gregory Bratman, i Universitetit Stanford, i cili shton se nuk dihet se sa kohë është e nevojshme të qëndrohet në mjedise natyrore, që të arrihet një përfitim i tillë.

“Duhet të mendojmë si ta integrojmë sërish natyrën në qytetet tona.”

Gjysma e popullsisë së botës jeton tashmë në qytete.


Procesi i kapjes së Dyoksidit të Karbonit!

Shumica e shkencëtarëve janë dakord se rritja e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë është duke kontribuar në ndryshimin e klimës, që mund të ketë efekte katastrofike. Por procesi i eliminimit  të dioksidit të karbonit nga gazet industriale që çlirohen në atmosferë është i komplikuar dhe i kushtueshëm. Por një ekip në Norvegji po punon që këtë proces ta bëjë më të lehtë dhe me një kosto më të ulët.

Pavarësisht nga përparimet e vazhdueshme në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, energjia me koston më të ulët ende prodhohet nga fosilet, si qymyri, nafta dhe gazi natyror.

Por, meqë djegia e këtyre lëndëve çliron sasi të mëdha të dioksidit të karbonit, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë metodat më të efektshme dhe me kosto më të ulët për kapjen dhe magazinimin e gazeve të dëmshëm të çliruara në atmosferë.