Thursday, May 19, 2022

Sot shënohet Dita Botërore e Bletës

Kjo ditë hyri në kalendarin e ngjarjeve mjedisore me iniciativë të Sllovenisë, e cila i propozoi Kombeve të Bashkuara (OKB) të shpallin 20 majin si Ditën Botërore të Bletës. Më 20 dhjetor 2017, pas tre vitesh përpjekjesh ndërkombëtare, Shtetet Anëtare të OKB-së miratuan njëzëri propozimin e Sllovenisë dhe 20 maji u shpall Dita Botërore e Bletës. Qëllimi i shënimit të kësaj ditë është ndërgjegjësimi i rëndësisë së bletëve për biodiversitetin, për jetën dhe mirëqenien sociale, me synimin për të nxitur aktivitete në kontekstin e sigurimit të kushteve për mbijetesën e tyre. Me rastin e shënimit të kësaj ngjarje edhe Agjencia e Mjedisit të Evropës sot organizon një aktivitet ndërgjegjësimi me moton "Bee Engaged".

Monday, May 9, 2022

Portugalia do të hap parkun diellor lundrues më të madhin në Evropë këtë vit

Parku diellor lundrues më i madh në Evropë do të marrë formë në korrik të këtij viti, në rezervuarin Alqueva të Portugalisë. Dy rimorkiatorë aktualisht po lëvizin një grup të madh prej 12,000 panelesh diellore, me madhësinë e katër fushave të futbollit. I ndërtuar nga EDP, kompania kryesore e shërbimeve të vendit, në liqenin më të madh artificial të Evropës Perëndimore, ishulli lundrues me shkëlqim është pjesë e planit të Portugalisë për të shkurtuar varësinë nga karburantet fosile të importuara, çmimet e të cilave janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës. E bekuar nga orët e gjata me diell dhe erërat e Atlantikut, Portugalia ka përshpejtuar kalimin e saj drejt burimeve të rinovueshme. Por edhe pse vendi nuk përdor pothuajse asnjë hidrokarbur ruse, termocentralet e tij me gaz ende ndjejnë shtrëngimin e rritjes së çmimeve të karburantit.

Australia zotohet se do të përgjysmojë mbetjet nga ushqimi deri në vitin 2030

Ushqimi i hedhur në plehra, nuk është vetëm humbje, por është gjithashtu i dëmshëm për mjedisin. Në Australi, qeveria federale dhe autoritetet lokale, po përpiqen ta trajtojnë problemin, por ekspertët thonë se është mënyra jonë e trajtimit të ushqimit ajo që duhet përfundimisht të ndryshojë. Shumë prej nesh shkojnë në dyqan, blejnë ushqime dhe e përsërisin këtë ritual çdo 3 deri në 7 ditë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë çdo vit, një e treta e ushqimit në botë hidhet në plehra. Kjo humbje i kushton ekonomisë: 27.5 miliardë dollarë në vit vetëm në Australi. "Njerëzit jo domosdoshmërisht e kuptojnë ndikimin që kanë veprimet e tyre, në mos trajtimit si duhet të mbetjeve ushqimore që krijojnë”, thotë aktivistja Melita Jazbec. Shpërdorimi i ushqimit shkakton gjithashtu 8 për qind të gazeve që dëmtojnë atmosferën kur këto mbetje dekompozohen.

Rritet shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në Evropë

Shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në tregun e Bashkimit Evropian (BE) u rrit për 25.1% në tremujorin e parë të 2022-ës, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA). Automjetet elektrike hibride përbënin 20.9% të të gjitha shitjeve të veturave për pasagjerë në BE gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, tha ACEA në një deklaratë. Shifra arriti në 563,030 gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Regjistrimet totale të automjeteve me energji elektrike janë rritur gjithashtu në periudhën janar-mars. Automjetet elektrike me bateri pothuajse dyfishuan pjesën e tyre të tregut në bazë vjetore, duke përbërë 10% të shitjeve totale të veturave të pasagjerëve me 224,145 njësi. Ndërsa ato hibridet përbëjnë 8.9% të tregut të veturave në BE.