Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), përmes Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrëska përkrahur realizimin e botimit të Atllasit të Bimëve të Kosovës. Ky atlas është rezultat i një pune hulumtuese disa vjeçare të ekspertëve vendor të botanikës dhe paraqet një publikim shumë të rëndësishëm në këtë fushë. Në vitin 2012 ishte botuar Atllas i Bimëve të Kosovës, i cili në vete përmbante të dhëna për gjithsejtë 902 lloje bimore. Që nga ajo kohë ekipi i ekspertëve që ka marrë pjesë në hartimin e këtij atllasi, ka vazhduar hulumtimet në terren dhe tani sjellë fotografi dhe të dhëna edhe për 228 lloje tjera bimore, duke rritur kështu numrin në 1130 lloje bimore, dhe duke përfshirë 1/3 e bimëve të Kosovës, nga rreth 3.000 lloje bimore sa mendohet se janë në vendin tonë.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Friday, July 16, 2021
Bashkimi Evropian propozon ndalimin e makinave me benzinë nga viti 2035
Bashkimi Evropian shpalosi planin e saj për të zeruar emetimet e karbonit në vitin 2050. Plani europian pritet të shkaktojë një përplasje politike epike mbi makinat elektrike dhe çmimet e karburantit, që mund të zgjasë me vite. Komisioni Evropian përmes këtij plani synon të transformojë ekonominë e Bllokut nga varësia e karburanteve fosile, në një botë me emetime zero të karbonit. Brukseli shpreson ta bëjë Evropën lider të padiskutueshëm në përmbushjen e qëllimeve të marrëveshjes së klimës në Paris. "Evropa është tani kontinenti i parë që paraqet një arkitekturë gjithëpërfshirëse për të përmbushur ambiciet tona klimatike," tha presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen. "Ne kemi qëllimin, por tani ne paraqesim udhërrëfyesin se si do të arrijmë atje," shtoi ajo. Propozimet përfshijnë një ndalim efektiv të shitjes së makinave të reja me benzinë nga viti 2035, një nga lëvizjet më të guximshme kundër makinave me karburant, që tashmë ka ngritur shqetësime në Paris dhe Berlin.
Informimi për cilësinë e ajrit si instrument për nxitjen e vendimmarrjes së bazuar në të dhëna
Projekti “Furnizimi i Menaxhimit të Projektit, Menaxhimit të Informacioneve për Cilësinë e Ajrit, Ndryshimin e Sjelljes dhe Shërbimet e Komunikimit”, mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe MFK, implementuar nga NIRAS, ka ndihmuar AMMK/IHMK dhe IKSHP në përmirësimin e informimit për cilësinë e ajrit. Projekti kishte për qëllim përmirësimin e disponueshmërisë publike dhe përdorimin analitik të të dhënave mjedisore nga bizneset, qeveria, shoqëria civile dhe OJQ-të, duke promovuar në këtë mënyrë vendimmarrjen e nxitur nga të dhënat.
Publikohet "Pasqyra e Krimit Mjedisor", i dyti ne vitin 2021
Ky botim elektronik përmban raste të krimit mjedisor të raportuara nga mediat dhe shoqatat mjedisore dhe zhvillime rreth kësaj problematike në vendin tonë. Ai është krijuar nga organizata mjedisore dhe anëtarë të grupit këshillues mbi krimin mjedisor në vend, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri ( OSCE Presence in Albania ) si një instrument për të grumbulluar dhe komunikuar raste specifike të krimit mjedisor në ndihmë të autoriteteve ligjzbatuese, për periudhën Prill-Qershor 2021. Në pjesën më të madhe të rasteve, krimi mjedisor ndodh larg syve të publikut të gjerë dhe të institucioneve. Vandalistët e mjedisit zgjedhin, kryesisht, oraret e natës dhe zona me frekuentim të ulët njerëzor për të kryer krimet e tyre meqenëse janë të vetëdijshëm për dëmet që po shkaktojnë, të cilat kategorizohen si vepër penale dhe si të tilla ndëshkohen. Kjo mënyrë organizimi e krimit mjedisor e vështirëson shumë punën kontrolluese apo monitoruese të institucioneve përgjegjëse për mirëmenaxhimin e mjedisit.
Subscribe to:
Posts (Atom)



