Friday, July 16, 2021

Publikohet "Pasqyra e Krimit Mjedisor", i dyti ne vitin 2021

Ky botim elektronik përmban raste të krimit mjedisor të raportuara nga mediat dhe shoqatat mjedisore dhe zhvillime rreth kësaj problematike në vendin tonë. Ai është krijuar nga organizata mjedisore dhe anëtarë të grupit këshillues mbi krimin mjedisor në vend, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri ( OSCE Presence in Albania ) si një instrument për të grumbulluar dhe komunikuar raste specifike të krimit mjedisor në ndihmë të autoriteteve ligjzbatuese, për periudhën Prill-Qershor 2021. Në pjesën më të madhe të rasteve, krimi mjedisor ndodh larg syve të publikut të gjerë dhe të institucioneve. Vandalistët e mjedisit zgjedhin, kryesisht, oraret e natës dhe zona me frekuentim të ulët njerëzor për të kryer krimet e tyre meqenëse janë të vetëdijshëm për dëmet që po shkaktojnë, të cilat kategorizohen si vepër penale dhe si të tilla ndëshkohen. Kjo mënyrë organizimi e krimit mjedisor e vështirëson shumë punën kontrolluese apo monitoruese të institucioneve përgjegjëse për mirëmenaxhimin e mjedisit.

Vendi mbetet i prekur nga krimi mjedisor, i cili është nganjëherë shumë i organizuar dhe i sofistikuar, dhe për ta luftuar këtë krim nevojiten burime, bashkëpunim institucional, ndryshime legjislative dhe bashkëpunim me shoqërinë civile dhe aktivistët e mjedisit. Duke bashkuar ekspertizën e tyre, shoqëria civile, akademikët dhe media bëhen një faktor i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin në të gjitha nivelet, dhe për të ndihmuar në rritjen e eficiencës së punës së institucioneve për adresimin e këtyre veprave penale. Në këtë kontekst, REC Shqipëri dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kanë marrë nismën për publikimin e një botimi të titulluar "Pasqyra e Krimit Mjedisor" me kontributin e të gjithë anëtarëve të Grupit Këshillimor për Krimin Mjedisor, si një kontribut të dobishëm për të forcuar bashkëpunimin shumë të nevojshëm midis të gjithë aktorëve të shoqërisë civile.

Botimit elektronik "Pasqyra e Krimit Mjedisor"

No comments:

Post a Comment