Friday, July 16, 2021

Një projekt për reciklimin e rrobave të përdorura

Qytetit të Pejës i është shtuar ndërmarrja e parë sociale e cila aplikon ekonominë qarkore përmes: reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit të tekstilit të përdorur. Qytetarët e Pejës tani kenë mundësi që të kontribuojnë në arritjen e këtyre qëllimeve duke dhuruar rrobat e tyre të përdorura për tu ri-dizajnuar. Qytetarët rrobat e përdorura mund ti dërgojnë tek kutia e verdhë grumbulluese që është e vendosur në qendër të qytetit të Pejës. Pas ri-dizajnimit rrobat do të dërgohen për shitje në dyqanin e dorës së dytë (second hand) i hapur nga ky projekt. Projekti “SEREC” që implementohet nga organizata Let’s Do It Peja, në kuadër të programit “Promoting circular economy as a sustainable model for social enterprise development”, u lansua me datën 13.07.2021, në prani të Ambasadorit të BE-së Tomas Szunyog.


Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, Rineta Jashari nga Ministria e Mjedisit, zyrëtarëve Komunal, nxënësve dhe qytetarëve. 
Lokacioni i dyqanit gjendet afër shkollës së Arteve Aplikative “Odhise Paskali” në Pejë dhe është hapur qysh nga dita e djeshme 13/07/2021 ku edhe u mbajt ceremonia e inaugurimit të projektit.

Kohëzgjatja e këtij projekti është 12 muaj. Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Pejës. Projekti ka për qëllim të promovojë Ekonominë Qarkore si një model të qëndrueshëm për zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale. Grupet e shenjëstruara janë: Nxënësit e shkollës së Arteve Aplikative “Odhise Paskali” të drejtimit Dizajn i Tekstilit, komuniteti dhe bizneset lokale.

No comments:

Post a Comment