Projekti “Furnizimi i Menaxhimit të Projektit, Menaxhimit të Informacioneve për Cilësinë e Ajrit, Ndryshimin e Sjelljes dhe Shërbimet e Komunikimit”, mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe MFK, implementuar nga NIRAS, ka ndihmuar AMMK/IHMK dhe IKSHP në përmirësimin e informimit për cilësinë e ajrit. Projekti kishte për qëllim përmirësimin e disponueshmërisë publike dhe përdorimin analitik të të dhënave mjedisore nga bizneset, qeveria, shoqëria civile dhe OJQ-të, duke promovuar në këtë mënyrë vendimmarrjen e nxitur nga të dhënat.
Portali për Cilësinë e Ajrit (https://airqualitykosova.rks-gov.net/), aplikacioni mobil dhe nën-faqja e në ueb-faqen e IKSHP, janë disa nga mjetet interaktive, të zhvilluara nga projekti për cilësinë e ajrit, të cilat tashme janë në dispozicion të publikut, duke iu mundësuar atyre kontrollimin e niveleve të ndotjes së ajrit.
Krahas këtyre produkteve projekti në bashkëpunim me AMMK/IHMK dhe IKSHP ka realizuar edhe një fushatë vetëdijesimi përmes së cilës janë dhënë informata shtesë lidhur me përdorimin e produkteve të projektit dhe informimin e qytetarëve me qëllim të krijimit të një sistemi të besueshëm të informatave mbi ajrin në Kosovë, dhe të kuptuarit e dëmeve shëndetësore që shkakton ndotja e ajrit, si dhe masat që ata duhet t’i marrin për të ndryshuar shprehitë e tyre në mënyrë që të zvogëlojnë nivelin e ndotjes së ajrit në vend.
Burimi i informacionit: https://www.facebook.com/AMMKKEPAAZSK
No comments:
Post a Comment