Ura e Kamarës, një kryevepër mesjetare e ngritur në vitin 1715 nga Ahmet Aga Biçakçiu, arkitekt i Perandorisë Osmane. Që nga ajo kohë ura u ka shërbyer banorëve të zonës së Polisit të cilët edhe sot e konsiderojnë atë si një dhuratë me vlerë. Ura e Kamarës ndodhet rreth 5 kilometra larg qytetit të Librazhdit, në fshatin Mirakë. Kjo urë është asimetrike, me tre qemerë interesante për nga forma dhe lloji i ndërtimit.Qemeri i madh i urës ka një hapësirë prej 23 metrash dhe qemeri i djathtë është në formë segmenti rrethor. Ndërmjet tyre ka dritare shkarkuese në formë lundre. Ura e Kamarës është e gjatë rreth 40 metra dhe e gjerë rreth 3.5 metra dhe midis tyre ndodhen dritare shkarkuese në formë lundre.