Sunday, September 12, 2021

Nje aplikacioni që parashikon tërmetet, gati në vitin 2022

Deri në vitin 2022, Google do të bëjë të disponueshëm aplikacionin “Android Earthquake Alerts” me një përditësim të softuerit përkatës. Bëhet fjalë për një sistem që do të zbulojë automatikisht lëkundjet e akseleometrit të secilit smartfon për të gjeneruar kështu paralajmërime në fazat fillestare të një tërmeti. Platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke dhënë alarmin në rastin e valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut. Google e ka nisur “Android Earthquake Alerts” në testimin e ashtuquajtur “Beta” në SHBA, Greqi, Zelandën e Re, Kazakistan, Kirgistan, Filipine, Taxhikistan, Turqi, Turkmenistan e Uzbekistan. Synohet krijimi i “rrjetit më të madh për zbulimin e tërmeteve në botë”.

Në telefonat Android, sinjalizimet do të dërgohen si një njoftim me indikacione vizuale se si të veprohet.

Ashtu si në Kaliforni, ku gjiganti bashkëpunon me Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Zyrën e Shërbimeve të Urgjencës, platforma do të komunikojë në mënyrë preferenciale me organet më të rëndësishme kompetente të secilit vend gjatë procesit të aktivizimit.


No comments:

Post a Comment