Sunday, September 12, 2021

Ura e Kamarës, një thesar i çmuar i Shqipërisë

Ura e Kamarës, një kryevepër mesjetare e ngritur në vitin 1715 nga Ahmet Aga Biçakçiu, arkitekt i Perandorisë Osmane. Që nga ajo kohë ura u ka shërbyer banorëve të zonës së Polisit të cilët edhe sot e konsiderojnë atë si një dhuratë me vlerë. Ura e Kamarës ndodhet rreth 5 kilometra larg qytetit të Librazhdit, në fshatin Mirakë. Kjo urë është asimetrike, me tre qemerë interesante për nga forma dhe lloji i ndërtimit.Qemeri i madh i urës ka një hapësirë prej 23 metrash dhe qemeri i djathtë është në formë segmenti rrethor. Ndërmjet tyre ka dritare shkarkuese në formë lundre. Ura e Kamarës është e gjatë rreth 40 metra dhe e gjerë rreth 3.5 metra dhe midis tyre ndodhen dritare shkarkuese në formë lundre.

Ura është e vendosur mbi tre qemerë, të ndërtuar me gurë ngjyrë gri në të bardhë si vetë përbërja e malit të Murrashit.

Bazamenti për kalimtarët është ndërtuar me një kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët.

Ajo ka marrë këtë emërtim për shkak të një kamareje që ndodhet në anën e djathtë të saj.

Në vendin ku është ngritur ura, shtrati i lumit është mjaft i gjerë.

Në bregun e majtë ura mbështetet në formacion shkëmbor të malit të Polisit, ndërsa mbështetja e djathtë është mbi zhavorrishten e shtratit të lumit.

Në kohën e ndërtimit të saj, ajo lidhte rrugën mesjetare të karvanëve që vinte nga Elbasani e që prej urës së Haxhi Beqarit kalonte majtas lumit, duke ndjekur trasenë e rrugës antike Egnatia, për të vazhduar në Korçë e më tej në Maqedoni, Greqi deri në Stamboll.

Gjithashtu, tek ura e Kamarës shkëputej dega rrugore që lidhte Elbasanin me krahinën e Dibrës nëpërmjet Klenjës e Zerqanit.


No comments:

Post a Comment