Mbeturinat plastike janë ende një nga shqetësimet më të mëdha mjedisore me të cilat përballemi në shekullin 21. Por cilat janë shtetet që hedhin më shumë mbeturina në oqeanet tona? Një raport i fundit nga kompania e paketimit RAJA tregon se cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të plastikës në mbarë botën. Gjetjet treguan se India ishte shteti që hodhi më tepër mbetje plastike në oqean në vitin 2020, duke hedhur një total prej rreth 126.5 milion kilogramë plastikë në vit. Pesha e mbetjeve plastike të hedhura nga India është e barasvlershme me peshën e mbi 250 000 delfinëve. Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara prodhojnë dyfishin e sasisë së prodhuar nga India, ato hedhin një sasi shumë më të vogël në oqean, përkatësisht 2.4 milion kilogramë.
Kjo mund të vijë edhe si pasojë e faktit që SHBA është e mirënjohur për eksportin e mbetjeve të saj në shtete të tjera, përfshi këtu ato që kanë sisteme të dobëta menaxhuese të tyre, si India apo Afrika.
Në vitin 2018, Koalicioni i Ndotjes Plastike raportoi se SHBA kishte eksportuar 157 000 kontejnerë me mbetje plastike, rreth 1.07 milion kg.
Kjo plastikë u transportua në disa shtete me sistem të mirë menaxhimi mbetjesh si Kanadaja, Koreja e Jugut dhe Tajvani. Por një sasi e madhe u transportua edhe në vende me sisteme te dobëta si Malajzia, Tailanda dhe India, të cilat, të gjitha së bashku morën rreth 40% të sasisë totale të mbetjeve plastike të SHBA.
Kur shtetet e mëdha si SHBA transportojnë mbetjet e tyre plastike jashtë territorit të tyre, ata kanë mundësinë të deklarojnë se ato janë ricikluar. Kjo duket se përmbush obligimet e shteteve të zhvilluara për të pasur një ndikim më të madh pozitiv në mjedis.
Së bashku, pesë ndotësit më të mëdhenj në planet hedhin një sasi marramendëse prej 314 milion kg në vit në oqean. Pra kush janë këto 10 shtete?
10. Mbretëria e Bashkuar – 703 mijë kg plastikë
9. Japonia – 1.8 milion kg plastikë
8. SHBA – 2.4 milion kg plastikë
7. Egjipti – 2.5 milion kg plastikë
6. Meksika – 3.5 milion kg plastikë
5. Tailanda – 22.8 milionë kg plastikë
4. Brazili – 38 milionë kg plastikë
3. Indonezia – 56.3 milionë kg plastikë
2. Kina – 70.7 milionë kg plastikë
1. India – 126.5 milionë kg plastikë
Por,
përse është hedhja e plastikës në oqean kaq problematike?
Ndotja plastike e shkatërron jetën nënujore dhe bio-diversitetin e oqeaneve, dhe shtetet me standardin më të lartë të jetesës janë ata që shkaktojnë dëmin më të madh.
Ndërkohë që plastika është një material i dobishëm dhe me shumë funksione sociale – përbërja e tij e fortë dhe jetëgjatë do të thotë se është shumë e vështirë të dekompozohet.
Për shembull, mikro-kokrrizat plastike (një element që është shpallur i ndaluar në shumë vende të botës por që gjendet normalisht në produktet kozmetike) shkakton një dëm të jashtëzakonshëm tek bota nënujore dhe ato nuk dekompozohen kurrë, duke e dëmtuar ambientin për një kohë shumë të gjatë pas momentit që i prezantohen ujit për herë të parë.
Ato gjithashtu përmbajnë lëndë kimike toksike, të cilat konsumohen nga peshqit dhe më pas gjejnë rrugën për në zinxhirin furnizues njerëzor.
Ne mund ta reduktojmë konsumin e plastikës në një numër mënyrash më të qëndrueshme, por mënyra më e lehtë përfshin zëvendësimin e objekteve plastike një-përdorimëshe me alternativa ri-përdorimëshe.
Blerja e shisheve të ujit disa-përdorimëshe apo filxhanë kafeje disa-përdorimësh na kursen edhe para, por është edhe e mirë për ambientin.
Një tjetër taktikë është blerja e frutave dhe perimeve nga tezgat apo supermarketi, pa qese.
Kërkojini shitësit të mos ju a japë produktin e blerë me qese dhe zëvendësojeni qesen plastike me një version prej lecke apo pëlhure.
No comments:
Post a Comment