Sunday, July 11, 2021

Kadastri i mbeturinave te rrezikshme dhe kimikateve

Ky raport është përgatitur ne kuadër te aktiviteteve te AMMK te realizuara si pjesë e projektit për kadastrin e mbeturinave të rrezikshme dhe kimikateve, te implementuar gjatë periudhës 2019-2020.

Hartimi i këtij raporti është i bazuar në kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-197 për Kimikatet, ku specifikohet që MMPHI, mban regjistrin e përgjithshëm të kimikateve, në formë të shkruar dhe elektronike. 

Kimikatet që prodhohen, importohen, tregtohen, dhe magazinohen, duhet të regjistrohen në këtë regjistër përmes raportimeve të rregullta të operatorëve të cilët importojnë, prodhojnë, tregtojnë, dhe përdorin këto kimikate.

Në këtë raport mes tjerash janë përfshirë të dhënat për: emrin tregtar të kimikatit dhe emrin sipas nomenklaturës IUPAC, emrat e tjerë identifikues të kimikateve, të dhënat për sasinë e kimikateve të vendosura në qarkullim, të dhënat për mënyrën e përdorimit të kimikateve, të dhënat për përmbajtjen kimike, klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve, shënimet për vetitë fiziko- kimike të kimikatit, shënimet për efektet e kimikatit në mjedis, mënyrat e mundshme të shndërrimit të substancave të rrezikshme në të parrezikshme, shënimet për shkallën e pastërtisë dhe përmbajtjen e shtesave të rrezikshme në substancë, nëse ato janë të rrezikshme dhe nëse është e nevojshme për klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve të rrezikshme.


No comments:

Post a Comment