Lumturia është sfidë për tu arritur dhe secili çdo ditë lufton për lumturinë e tij, por ky term ka ligjet e saj të forta. Duhet të duash, të respektosh, të dëgjosh të tjerët kur kanë nevojë të shprehën, të pranosh dallimet dhe të mos gjykosh. Mendoni pak për mbretërinë e largët të Butanit. Në këtë vend suksesi matet me lumturi dhe jo me GDP. Për ta nuk ka rëndësi pasuria materiale. Butani është vendi i vetëm në botë që ka Ministrinë e Lumturisë. Për ta nuk ka rëndësi pasuria materiale. Qëllimi i kësaj ministrie është që çdo qytetar i këtij vendi të jetë i lumtur, ky vendim është i shkruar në nenin e nëntë të kushtetutës së Butanit. Në këtë artikull ju sjellim listën e 10 vendeve më të lumtura në Botë.
9. Suedia
Suedia është një vend mahnitës. Suedia tashmë është një numër më lartë e ranguar në listën e shteteve të lumtura të Botës. Për vizitorët, Stokholm është ndoshta qyteti më i bukur skandinav.
8. Zelanda e Re
Zelanda e Re ka disa vende që janë më të preferuarat në Botë. Është një ndër vendet më të pëlqyera për vizitorët. Stili i veçantë i jetesës përkthehet në lumturi për banorët e saj.
7. Kanadaja
Fqinji gjigant i SHBA-së duket se ka gjetur metrikat e lumturisë me jetëgjatësinë e lartë, popullatën e vogël dhe peizazhin e jashtëzakonshëm që ofron në çdo anë.
6. Holanda
Vetëm këtë peizazh kur e shikojmë e kuptojmë që ky vend është i veçantë. Holanda është e thjeshtë dhe e bukur. Ky vend është I njohur për qasjen liberale dhe jetën e lumtur. Ata i shijojnë edhe udhëtimet me biçikletë për në punë.
5. Zvicra
Zvicra në vitin 2015 ka qenë në vendin e parë si shteti më i lumtur në botë. Ky vend është një mrekulli e vërtetë dhe secili do të donte të jetonte këtu. Prandaj, jo rastësisht qytetarët e këtij vendi ndihen me fat që shijojnë bukuritë dhe të mirat që iu ofron Zvicra.
4. Islanda
Islanda vlerësohet të jetë vendi më i barabartë, paqësor dhe i ndershëm në botë. Këto janë faktorët kryesorë që e bëjnë këtë vend ndër shtetet më të lumtura në botë. Taksat e ulëta, kujdesi shëndetësor falas dhe cilësia e lartë në arsim I bëjnë këta njerëz të lumtur dhe krenarë me vendin e tyre. Tjetër e veçantë e këtij vendi është fakti se çdo i 10-t banorë boton libra.
3.Danimarka
Danimarka në vitin 2016 ka qenë në krye të listës së shteteve më të lumtura në Botë. Standardi i lartë i jetesës, taksat e përshtatshme, cilësia e lartë e shërbimeve shëndetësore, arsimit dhe mirëqenies e bëjnë këtë vend favorit për të jetuar dhe ombrellë e njerëzve të lumtur në të.
2. Norvegjia
Norvegjia nuk mund të bëj përjashtim nga kjo listë. Njerëzit në këtë vend janë thjeshtë me fat. Barazia sociale, mirëqenia, dhe prosperiteti që kanë banorët e bëjnë këtë vend ideal për të jetuar. Norvegjia po ashtu shquhet për peizazhe të mrekullueshme.
Dhe fituesi është … Finlanda
Nga vendi i pestë Finlanda ka rrëmbyet vendin e parë në listën e shteteve më të lumtura në Botë. 5.5 milionë banoret e Finlandës gëzojnë standarde tepër të mira jetese, mjedis të shëndetshëm, nivel të ulët të krimit dhe barazi të madhe sociale.
Në rast se po e pyesni vetën,mbi shtetet me më së paku lumturi në Botë ja disa të dhëna; Burundia është vendi më pak i lumtur në botë, e ndjekur nga Republika Qendrore Afrikane, Sudani i Jugut dhe Tanzania, Afrika…
No comments:
Post a Comment