Kërpudhat
janë gjallesa te veçanta që i takojnë grupit Mykofitava apo Mbretëria e
kërpudhave. Ato nuk janë në gjendje t’i krijojnë materjet organike si bimët me
klorofil. Kërpudhë quhet zakonisht pjesa e dukshme e mykeve shumëqelizore. Në botë ekzistojnë 10 mijë lloje kërpudhash.
50% e tyre janë të pangrënshme. 29% janë të ngrënshme. 20% shkaktojnë sëmundje
dhe 1% janë vdekjeprurëse. Kërpudhat janë të vetmet ushqime jo shtazore që kanë
shijet e mishit. Përveçse të shijshme, kërpudhat janë nga ushqimet me më pak
kalori dhe kanë vlerat e tyre në organizëm edhe n
Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit- Enzimat dhe fibrat që përmban, ndihmon në uljen e kolesterolit. Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pasi bëhet tretja e kërpudhave.
Zvogëlojnë rrezikun edhe për disa sëmundje tjera - Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Fibrat dietike te kërpudhat luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Parandalimi i presionit të gjakut, që arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit (përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut). Është vërejtur një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes “Alzheimer”, te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha. Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%. Hekuri i përfshirë në kërpudha ndihmon në rastet e anemisë. Aktivitet antibakteriale për shkak të përmbajtjes së bakrit.
Ushqim i mirë për dietë- Këpurdhat janë shumë të shijshme e për këtë janë pjesë e shumë ushqimeve në tryezat tona. Ato janë të pasura edhe me vitamina të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm. Këpurdhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës. Këpurdhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.
No comments:
Post a Comment