Mbretëria e Bashkuar është duke shkuar drejt rregullimit të cilësisë së ajrit dhe rezultatet e fundit janë të kënaqshme. Ajo është renditur në botë në vendin e 15-të në botë për kujdesin për mjedisin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit. Hulumtimi i bërë nga comparethemarket.com thotë se Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të ndërgjegjshëm për mjedis të pastër. Hulumtimi ka marrë për bazë masat që lidhen me energjinë, gjelbërimin dhe burimet e rinovueshme, dhe më pas ka bërë krahasimin se sa eko-miqësore janë dhe këto me mjedisit për të përcaktuar se sa e kënaqshme është cilësia e ajrit.
Duke marrë parasysh dhe në konsideratë te gjithë këta faktorë, studiuesit kanë bërë renditjen e 75 vendeve dhe nxorën konkluzionet për vendet që kanë vetëdijësimin më të lartë për mjedisin dhe cilësinë e ajrit. Në vendin e parë u rendit Australia, qe ishte para Finlandës dhe Zelandës se Re.
Pavarësisht që u rëndit e ndër të parat për vetëdijesimin eko-miqësor, Mbretëria e Bashkuar në praktikë u tregua më dobët kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit.: “Meqenëse ndryshimi i klimës është një shqetësim global, është shumë e vështir ta injorosh efektin që ka ne mjedis, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e energjisë, 29% e gazrave janë nga industritë e energjisë, dhe është një kontribuues shumë i madh në ndotjen e ajrit, edhe pse numrat po zvogëlohen kemi akoma një rrugë të gjatë për të bërë”, tha Peter Earl, kreu i comparethemarket.com.
“Si një individ që kërkon të bëjë ndryshime të vogla ashtu mund të filloni duke filluar nga përdorimi i energjisë dhe kjo mund të jetë një veprim dhe vendim i shkëlqyer për vendin tuaj”. “Pyetni nëse mund të keni një furnizues më miqësor ndaj mjedisit, ndoshta mund të bëni ndërrimin e llampave të cilat kursejnë 75 % energji dhe ky do ishte një vendim i zgjuar, fikja e prizave kur pajisja nuk është në përdorim gjithashtu mund të kurseni energji elektrike deri ne 75 %.
“Nëse e shmangeni përdorimin e makinës në udhëtime të shkurtra dhe ecni ose përdorni biçikletën, jo vetëm që ndihmoni në uljen e ndotjes së ajrit por kjo ndihmon në uljen e kostos në përgjithësi. Këto mund të duken si faktor të vegjël, por këto mund t’ju ndihmojnë të kurseni para dhe të t’ju hapin rrugë për një të ardhme të gjelbër”.
Burimi i informacionit: airqualitynews
No comments:
Post a Comment