Shtresa e ozonit që mbron Tokën nga dëmtimi i rrezatimit
diellor po ripërtërihet gradualisht, pas disa vitesh të shterimit, të shkaktuar
nga lëshimi i kimikateve të dëmshme, thuhet në një studim të Kombeve të
Bashkuara.
Studimi konstatoi se Protokolli i Montrealit, i vitit 1987
për ndalimin global të gazrave të krijuara nga njeriu, si klorofluorokarbonet
dhe ftohësit e tjerë, ka nxitur rritje të shtresës së lartë të ozonit nga 1
deri në 3 për qind në dekadë.
“Si rezultat i Protokollit të Montrealit është shmangur
shterimi më i madh i ozonit në rajonet polare”, thuhet në raportin e Agjencisë
për Mjedis të OKB-së dhe të Organizatës Botërore Meteorologjike.
Sipas të njëjtit, vrimat e gjetura në shtresën e ozonit mbi
hemisferën veriore do të “shërohen plotësisht” deri në vitin 2030, ndërsa vrima
më e madhe që është mbi Antarktik, do të mbyllet nga vitet 2060.
No comments:
Post a Comment