Saturday, July 11, 2020

Libri “Shpendët në pullat shqiptare”, një guidë e rrallë mbi faunën shqiptare!

Shqipëria ka një pozitë gjeografike të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik dhe në detin Mesdhe. Relievi i saj është i pasur me male, pyje, kodra, fusha, lumenj, liqene, dete, me një florë dhe faunë të larmishme, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti, ku jetojnë disa nga lloje shpendësh të bukura e të rralla.

Fauna shqiptare dhe veçanërisht shpendët, janë pasuri e madhe natyrore e vendit tonë, që luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit, për mbajtjen pastër të mjedisit natyror, mbrojtjen e bimëve bujqësore, pemëve frutore dhe pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Autori Hysen Dizdari është prezantuar para publikut me librin e tij të radhës që i kushtohet shpendëve të titulluar  “Shpendët në pullat postare 1913 – 2018”, për të rifilluar në vitin e ardhshëm me botime, me tematika të reja të pullave të shumta shqiptare.

Libri ndahet në tre pjesë :

Pjesa e parë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1913-1990

Pjesa e dytë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1991-2018

Pjesa e tretë: Albumi i emisioneve të pullave të emetuara në vitet 1913-2018

LIBRI-ALBUM: Shpendët në pullat shqiptare jep në mënyre të përmbledhur mbi 80 pamje të shpendëve në vendin tonë dhe qe janë emetuar nga Posta Shqiptare në pulla postare gjatë viteve 1913-2018.

Libri është një guide e rrallë mbi shpendët shqiptare dhe ka për qëllime:

– T’iu shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme për të studiuar e njohur më mirë dhe sidomos, për të rritur kujdesin e dashurinë e tyre për shpendët e vendit tonë.

– T’iu shërbejë agjencive turistike për të njohur dhe reklamuar vizitorëve shqiptarë dhe turistëve të huaj pasurinë faunistike dhe turistike që ka Shqipëria, veçanërisht me disa nga llojet autoktone të zogjve dhe të shpendëve në trojet tona.

– T’u shërbejë studiuesve, biologëve, punonjësve të agjencive shtetërore të pyjeve, të turizmit dhe zonave të mbrojtura për të marrë të gjitha masat e duhura ligjore, për t’i mbrojtur nga gjuetia e paligjëshme dhe nga dëmtuesit e faunës, veçanërisht shpendët më të rrallë shqiptarë.

– T’u shërbejë filatelistëve shqiptarë për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave shqiptare me temë florën e faunën dhe llojet e shpendëve, të cilët jetojnë në territorin shqiptar.

– Tu shërbejë filatelistëve të huaj për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave postare shqiptare në tërësi dhe për të njohur faunën, sidomos llojet e shpendëve që jetojnë në Shqipëri.

Filatelisti Hysen S. Dizdari, studiues dhe kolecionist i apasionuar i pullave postale shqiptare, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Autorëve dhe Gazetarëve të Filatelisë – AIJP, është autori i disa veprave filatelike specialistike dhe antikuare, të botuara në gjuhën shqipe dhe në anglisht, vepra që janë mirepritur dhe vleresuar nga publiku shqiptar dhe i huaj.

Me këto vepra Hysen Dizdari, ka pasuruar literaturën filatelike shqiptare dhe atë boterore, që i ka akorduar çmime vlerësuese dhe medalje.

Me dedikm pasionant dhe me profesinalitet, studiuesi Hysen Dizdari, ne tre vitet e fundit ka botuar pese vepra filatelike:

  • Flora dhe Fauna detare në pullat postare 1913-2017 (shqip-anglisht). Vlerësuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali;
  • Gjergj Kastrioti Skendërbeu në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht).Vlerësuar me “Large Vermeil medal” ne Ekspozita Kombëtare të Botimeve Filatelike me pjesmarrje ndërkombëtare, në Verona Itali ne vitin 2018. Vlersësuar gjithashtu me “Vermeil grande” në Ekspoziten Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali;
  • Nënë Tereza në pullat postare (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2018. - Vleresuar me Medaljen e Argjende ne Ekspozitën Botërore të Pullave Postare në Wuhan – Kina më 11 – 17 janar 2019. Vlerësuar po ashtu me medalje “Vermeil Grand” në Ekspoziten Ndërkombetare te filatelise ne Cinisella Balsamo – Itali;
  • Arkeologjia në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht). Vlersuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali;
  • Shpendët në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2019;

No comments:

Post a Comment