Për shkak të shkrirjes së akullnajave në Grenlandë, shumë
qytete botërore do të fundosen, dhe i pari prej tyre pritet të jetë Londra, pas
së cilës përmbytjet do të zgjerohen në qytete të tjera bregdetare, duke
përfshirë dhe Dubrovnikun, shumë më larg, në Kroaci.
Këto parashikime janë bërë falë një pajisjeje të re të
NASA-s, e cila tregon se cilat qytete të botës do të përmbyten nga shkrirja e
ajsbergut të shkaktuar nga ngrohja globale. Formula, në bazë të të cilit
parashikon kjo pajisje, përfshin efektin e gravitetit dhe rotacionit të Tokës,
që tregon shpërndarjen e ujit në sipërfaqen e saj.
Në Evropë, për shkak të shkrirjes së pjesës perëndimore të
Grenlandës, krahas Londrës dhe Dubrovnikut parashikohet që përmbytjet të
përfshijnë edhe Oslon, Athinën, Sirakuzën, Marsejën dhe Brestin.
Megjithëse procesi i shkrirjes së ajsbergut kishte një
ndikim të rëndësishëm në mjedis në shekullin e fundit, shkencëtarët
paralajmërojnë se në shekullin 21 ky efekt do të jetë edhe më i madh.
“Ndërsa qytete dhe shtete po përpiqen të përpilojnë plane
për reduktimin e përmbytjeve, ata duhet të mendojnë 100 vjet në të ardhmen dhe
duhet të vlerësojnë rreziqet në të njëjtën mënyrë si kompanitë e sigurimeve”,
thotë shkencëtari i Lartë Erik Ivins njofton BBC.
No comments:
Post a Comment