Shkencëtarët në Universitetin britanik të Birmingamit kanë
kryer një studim ku kanë gjetur se edhe bimët kanë tru.
Shkencëtarët në Universitetin britanik të Birmingamit kanë
kryer një studim ku kanë gjetur se edhe bimët kanë tru, apo më saktësisht në
embrionin e çdo bime ndodhen qelizat që veprojnë si tru dhe analizojnë kushtet
e mjedisit dhe kështu diktojnë afatin se kur fara duhet të mbijë.
“Vendimi se kur duhet mbirë është vendimi më i rëndësishëm
për tërë jetën e çdo bime. Nëse mbinë shumë herët, ajo do të pësojë nga të
ftohtit, nëse mbijnë me vonesë, ajo do të rrezikohet nga bimët tjera dhe do të
mbesë prapa në zhvillimin”, theksohet në pjesën hyrëse të elaboratit të cilin
studiuesit e publikuan në revistën “PNAS”.
Hulumtimet kanë treguar se vendimin për mbirje e marrin
qelizat e vogla në embrionet e bimëve që kryejnë funksionin e trurit të
njerëzit dhe kafshët.
E ashtuquajtura “Qendra e vendimmarrjes” te bimët Arabidopsis
përbëhet nga dy lloje të qelizave, ku të parat mbrojnë gjendjen e qetë të
farës, kurse të dytat nxisin mbirjen.
“Këto dy grupe qelizash komunikojnë me njëri-tjetrin me
ndihmën e hormoneve lëvizëse, që është i ngjashëm me mekanizmin analog që ndodh
në trurin e njeriut gjatë vendimit për të pushuar apo lëvizur”, thuhet në
rezultatet e hulumtimit.
Udhëheqësi i ekipit hulumtues George Bassel ka thënë se ky
hulumtim është i rëndësishme për shkak të ndarjes thelbësore brenda embrionit
me qëllim të përcaktimit të sinjalit për fillimin e mbirjes.
Shkencëtari Iain Johnson ka krahasuar mënyrën se si bima me
kujdes analizon mjedisin për të mbirë me një njeri i cili lexon katër kritika
të ndryshme, dhe vetëm pastaj shkon në kinema për të parë një film.
Zbulimi i fundit nga shkencëtarët britanikë mund që
potencialisht të zbatohet edhe në aspektin komercial për kultivimin e disa
kulturave duke nxitur mbirjen dhe kështu më pak të përdoren herbicidet.
No comments:
Post a Comment