Sipas studimeve më të fundit, disa ndotës kimikë të ajrit të
brendshëm, të njohur si çrregullues endokrine, kanë ndikime shëndetësore deri
disa vite më vonë pas ekspozimit ndaj tyre, qoftë edhe në doza të vogla.
Ekspozimi i fëmijëve në stadet kritike për zhvillimin fizik dhe mendor mund të
ketë ndikime afatgjata mbi shëndetin. Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj
ndikimit helmues të kimikateve: ata thithin një volum më të madh ajri në përpjesëtim
me peshën e tyre, krahasuar me të rriturit; shpesh marrin frymë me gojë, duke
anashkaluar mbrojtjen natyrore të kalimit nëpër hundë; kanë kontakt më të madh
të lëkurës me sipërfaqen e dyshemesë, për shkak të madhësisë së tyre dhe
sjelljes; dhe në ndryshim nga të rriturit, janë të pandërgjegjshëm për rreziqet
dhe të paaftë për të bërë zgjedhje që të mbrojnë shëndetin e tyre.
Lexoni më shumë duke vizituar portalin Paketa e Ajrit i cili
është burim informacioni rreth cilësisë së ajrit në shkollë për nxënësit,
ku trajton burimet e ndotjes së ajrit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe perceptimin
rreth kushteve më të mira.
No comments:
Post a Comment