T’mbjellim të gjithë nga një dru,
e çdo dru ta sjell një zog,
e çdo zog ta sjell një këngë,
e çdo këngë një kënaqësi,
ajër të pastër në mushkëri,
e çdo gjeth me jetë të vet,
pluhurin mbi ty- e pret,
si ombrellë,
që t’kesh – shëndet.
Vetëm duhet – pak kujdes,
pak kulturë e pak vullnet…
e të zbresë mali në qytet.
Do t’i dëgjojmë ciu-ci,
zogjtë e tu e zogjtë e mi.
No comments:
Post a Comment