Toka është planeti i tretë në sistemin diellor, ndërkaq
sipas largësisë nga Dielli është e pesta për nga madhësia. Edhe pse tërë jetën
jetoni në këtë top të mrekullueshëm të kaltër – a keni pyetur ndonjëherë se sa
dini vërtet për të? Në këtë artikull ju sjellim 30 fakte interesante për tokën.
1. Toka është i vetmi planet në sistemin diellor në të cilin
ka pllaka tektonike.
2. Vlerësohet që temperatura në brendësinë e Tokës është
midis 5.000 dhe 7.000 gracë celsius.
3. Nuk është për t’u çuditur që astronautët e quajtën Tokën
‘planeti i kaltër’, duke pasur parasysh që rreth 70% e sipërfaqes është e
mbuluar me ujë.
4. Pothuajse i tërë uji në Tokë është i njelmët,
përkatësisht 97%!
5. Në Antarktik ka aq shumë akull sa ka Oqeani Atlantik ujë.
6. Në oqeanet botërore jetojnë deri në një milion lloje të
ndryshme organizmash. Nga to, dy të tretat akoma nuk janë klasifikuar.
7. 90% e të gjitha vullkaneve aktive ndodhin në oqeane.
8. 99% e arit gjendet në bërthamën e Tokës. Sikur të mund të
nxirrnim këtë ar dhe të mbështillnim me të planetin, do të fitonim shtresën e
arit të lartë 1.5 metra.
9. Një bakter është gjendur në thellësinë e Tokës prej 2.8
kilometra. Ato mbijetojnë ashtu që përdorin radioaktivitetin e uraniumit, për
të shndërruar ujin në energji.
10. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë ka qenë
57,8 gradë celsius – në vitin 1922 në El-Azi, Libi, Më e ftohtë ka qenë më 1983
në Vostok Station në Antarktik – 89,2 gradë celsius.
11. Në Austri janë gjendur fosilet e baktereve të vjetra 3.5
miliardë vjet. Këto baktere kanë ekzistuar edhe para se atmosfera e Tokës ka
pasur oksigjen.
12. Çdo vit, kontinentet largohen nga njëri-tjetri për afro
2 cm.
13. Çdo ditë, në Tokë lindin rreth 200.000 njerëz, ndërkaq,
sipas disa vlerësimeve, deri tani në planet kanë jetuar 106 miliardë njerëz.
Çdo sekondë vdesin dy njerëz.
14. Hulumtuesit kanë llogaritur vjetërsinë e Tokës duke u
mbështetur në vjetërsinë e shkëmbit më të vjetër në planet, si edhe në
meteoritë, të cilët janë zbuluar në Tokë (këta meteoritë janë formuar në të
njëjtën kohë kur është formuar edhe pjesa tjetër e Sistemit diellor). Pas
hulumtimeve të hollësishme është konstatuar që Toka është e vjetër rreth 4,54
miliardë vjetësh.
15. Koncentrimi më i madh i jetës në planet gjendet përreth
brigjeve koralore. Ato janë konkurrenca e drejtpërdrejtë e maleve të shirave,
duke pasur parasysh që brigjet koralore janë organizma të gjallë. Ato e
përbëjnë strukturë më të madhe të gjallë në Tokë.
16. Pika më e thellë në fund të oqeaneve është 10.916
metra (lugina Marijansk). Pika më e thellë e cila nuk është mbuluar me ujë
është 2.555 metra (Bentley Subglacial në Antarktik).
17. Mount Everesti është mali me lartësinë më të madhe
mbidetare, është i lartë 8.848 metra.
18. Deri tani janë hulumtuar vetëm 5% e oqeaneve.
19. Nëse do të mund ndanim këtë planetin tonë në grumbuj
materialesh nga të cilët do të përfitonim: 32,1% hekur, 30,1% oksigjen, 15,1%
silic, 13,9% magnez, 2,9% sulfur, 1,8% nikel, 1,5% kalcium dhe 1,4% alumin.
Pjesa e mbetur 1,2% përbëhet nga shumë elemente të tjera.
20. Besohet se kontinentet në Tokë shumë herë janë bashkuar
dhe janë ndarë, ndërkaq ‘superkontinenti’ i fundit i njohur ka qenë Pangea. Ai
ka filluar të shkatërrohet para më shumë se 200 milionë vjetësh, ndërkaq nga ai
janë krijuar kontinentet të cilat janë sot.
21. Vullkani Stromboli në bregdetin perëndimor të Italisë
Jugore është vullkani më aktiv në botë. Ky vullkan është i njohur si “Fanar në
Mediteran”, ka shpërthyer pothuajse pa ndërprerë tashmë 2.000 vjet.
22. Organizmi më i madh i gjallë në planet është kërpudha
Armallaria. Jeton nën tokë në Oregon dhe përfshin sipërfaqe pothuajse 9
kilometra katrorë.
23. Në Tokë gjenden rreth 500 vullkane, madje 80% e
sipërfaqes (mbi oqeane) përbëhet nga toka vullkanike.
24. Tokës nuk i nevojiten 24 orë që të sillet rreth boshtit
të vet. Pikërisht, i duhen 23 orë, 56 minuta edhe 4 sekonda.
25. Gravitacioni dallohet në tërë botën, varësisht nga
largësia e bërthamës së Tokës. Kjo do të thotë që për shkak të forcës së
gravitacionit në lokacione të ndryshme do të jetë (teknikisht) më e lehtë apo
më e rëndë, edhe pse këtë dallim kurrë nuk do ta ndiejmë.
26. Hëna nuk është trup i vetëm qiellor i cili sillet rreth
planetit tonë. Asteroidet 3753 Cruithne dhe 2002 AA29 gjithashtu sillen rreth
Tokës.
27. Çdo ditë në atmosferën tonë hyjnë rreth 100 tonë
meteoritë të vegjël të cilët kryesisht janë vetëm grimca pluhuri.
28. Në Tokë ekzistojnë rreth 8,7 milionë lloje të
organizmave të gjallë, sipas vlerësimeve të botuara më 2011. 6,5 milionë lloje
në tokë, ndërsa 2,2 milionë të tjerë në ujë.
29. Sipërfaqja e Tokës është 510.065.284 km katrorë.
Kontinenti më i madh është Azia e cila përfshin 44.309.978 km katrorë (30% të
sipërfaqes së përgjithshëm tokësore). Shteti më i madh është Rusia e cila ka
rreth 12% të sipërfaqes tokësore.
30. Dita e planetit të Tokës apo Dita e Tokës (angl. Earth
Day) shënohet çdo 22 prill në më shumë se 15 shtete të botës.
No comments:
Post a Comment