Saturday, July 11, 2020

Danimarka arrinë rekord në prodhimin e energjisë elektrike nga era!

Danimarka vitin e kaluar ka shënuar rekord botëror në prodhimin e energjisë elektrike duke përdorur fuqinë e erës, ku 42 përqind nga energjia e përgjithshme është prodhuar në mullinjtë e erës.

Operatori danez i sistemit të transmetimit Energinet DK, në pronësi të Ministrisë së Energjisë së vendit, tha se Danimarka në vitin 2015 ka bërë rritje të madhe të energjisë elektrike të prodhuar nga era në krahasim me vitin 2014 kur ajo shfrytëzoi 39 përqind të energjisë së prodhuar ekologjike.

“Nuk është e pazakontë të ketë prodhim më të madh të energjisë nga era se konsumi. Impiantet daneze të energjisë kanë rol të madh dhe të rëndësishëm në furnizimin me energji elektrike. Impantet tjera janë fleksibile dhe prodhojnë energji elektrike kur nuk ka prodhim të mjaftueshëm nga era dhe dielli”, tha Carsten Vittrup, këshilltar strategjik në Energinet DK.

Vitrup tha se energjinë e tepërt të prodhuar nga era, Danimarka ia shet Norvegjisë, Suedisë dhe Gjermanisë. Qeveria daneze ka vendosur si objektiv që deri në vitin 2020, 50 përqind të energjisë elektrike ta prodhojë nga era.


No comments:

Post a Comment