Nigrita, breshka gjigante e Galapagos që jeton nga viti 1946 në kopshtin
zoologjik të Zyrihut është bërë nënë përsëri në moshën 80 vjeçe. Vezët e
lindura në vjeshtën e shkuar kanë çelur në mes të shkurtit dhe prillit,
duke lindur nëntë fëmijë.
Breshkat fëmijë peshojnë nga 120 në 140 gram; breshka mama është një
kuintal, 100 kg ndërsa babai Jumbo, 54 vjeçar, është më shumë se 200 kg. Ky
njoftim është bërë nga kopështi Zoologjik i Zyrihut
Zurich Zoo është i vetmi në Evropë që menaxhon riprodhimin e breshkave të
Galapagos. Nigrita vezët e para i ka lindur në vitin 1980. Që nga ajo kohë, ka
prodhuar më shumë se 300 vezë, prej të cilave breshkat e vogla të para që kanë
arritur të mbijetonin kanë qenë dy të lindura në vitin 1989.
Me lindjen e fundit rritet në 91 numri i breshkave gjigante që kanë parë
dritën në Zyrih. Aktualisht 19 prej tyre, të moshës prej disa ditë deri në tetë
vjeç, ende jetojnë në kopshtin zoologjik; të tjerat ju janë dhënë pesëmbëdhjetë
institucioneve evropiane.
Charles Darwin gjatë udhëtimeve të tij me anijen Beagle, i ka vizituar
ishujt e Galápagos në Oqeanin Paqsor dhe po ashtu ai i ka studjuar breshkat e
Galapagos, të cilat kanë luajtur rol në teorinë e evolucionit.
Breshkat Galapagos lindin nga 100 gramm dhe arrijnë peshën në disa kuintalë,
ndërsa jetëghjatësia shkon deri në 150-200 vjet.
Padyshim që kur t’i lexoni këto rradhë do të rebeloheni e thoni e përse
njeriu nuk jeton sa një breshkë Galapagos, ku në moshën 80 vjeçare femrat do të
hynin në fazën më të mirë të pjellshmërisë!
Burimi i informacionit: voal.ch + swissinfo.ch/sda/ats
No comments:
Post a Comment