Zbulohet gjeni i vjeshtës dhe quhet “Stay green” (qëndro i
gjelbër) dhe njihet prej kohësh nga biologët, aq sa ndihmoi Gregor Mendel të
përpunonte ligjet e gjenetikës. Por vetëm tani u kuptua roli i tij në
transformimin e ngjyrave të gjethes nga jeshile verore në tonalitetet më të
ngrohta të vjeshtës.
Këtë zbulim e bënë një grup studiuesish të drejtuar nga
Yousuke Shimoda, të Universitetit të Hokkaido, që publikuan punimin në revistën
shkencore “Plant Cell”.
Gjethet ndryshojnë ngjyrën në vjeshtë kur klorofila,
pigmenti që i bën të gjelbra, përkeqësohet. Një fenomen që bën pjesë në
procesin e tyre normal të plakjes, e ashtuquajtura ndjesi e gjetheve dhe që
shkaktohet nga një enzimë, që quhet “mg-dechelatasi”.
Me fjalë të tjera, procesi i humbjes së klorofilës fillon me
ndryshimin e saj në një përbërës tjetër, që quhet “feotinina A”, që prodhohet
nga largimi i magnezit nga klorofila. Dhe këtë reaksion e shkakton pikërisht
enzima “Mg-dechelatasi”.
Risia është se studiuesit japonezë kanë treguar se gjeni
“Stay green” (ndryshimet e të cilit i mundësojnë gjetheve të konservojnë
ngjyrën e gjelbër gjatë procesit të plakjes) përmban të dhënat për prodhimin e
enzimës mg-dechelatasi. Në këtë mënyrë shfaqen në vjeshtë ngjyrat që na
magjepsin të gjithëve.
No comments:
Post a Comment