Shpendët luajnë një rol shumë të rëndësishme në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik
në natyrë e veçanërisht si “kontrollues natyrorë të insekteve të dëmshme” në
mjedis. Por edhe vetë zogjtë janë të
kërcënuar me zhdukje, thonë ekspertët e faunës.
“Dhjetë për qind e specieve aktuale të zogjve (1.200 specie) janë të kërcënuar me zhdukje”, tha ornitologu Jose Tavares. “Le të sigurohemi që të mos humbasim më shumë, ndërkohë që bota tashmë ka humbur afërsisht 140 specie nga gjithsej 10 mijë”. theksoi ai.
“Zogjtë nuk njohin kufij dhe lidhin tundrën e Arktikut me brigjet e Afrikës
Perëndimore, pyjet e Evropës qendrore me brigjet e Mesdheut. Zogjtë janë
udhëtarë të shkëlqyeshëm dhe ata varen nga shumë zona”, tha ai, duke shpejguar
temën e këtij viti të WMBD-së, “Zogjtë Lidhin Botën Tonë”.
Migrimi është një ngjarje shumë stresuese dhe e rrezikshme për shumicën e
zogjve, tha ai.
“Këto ditë, vdekshmëria me të vërtetë është rritur, dhe paraqet një presion shtesë. Zogjtë duhet të pushojnë dhe të ushqehen në stacionet migratore gjatë rrugëtimit të tyre, por këto janë zhdukur nën qytete ose fusha”, tha Tavares, i cili kryeson Fondacionin e Konzervimit të Shpendëve Grabitqarë (VCF).



