Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
ka publikuar Raportin e menaxhimit të mbeturinave komunale për vitin 2019. Në këtë raport është pasqyruar gjendja e
zbatimit të legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave komunale,
mbulimit me shërbimin e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave, faturimin dhe
arkëtimin, identifikimin dhe regjistrimin e deponive ilegale në tërë territorin
e vendit, sasinë e mbeturinave komunale të grumbulluar dhe të gjeneruar sipas
komunave, të dhëna lidhur me nismat e komunave për ndarjen e mbeturinave në
burim dhe të dhëna tjera të rëndësishme. Të dhënat e prezantuara janë reale dhe të
verifikuara përmes një procesi transparent në bashkëpunim të plotë me akterët e
involvuar në procesin raportimit, mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave mbi
menaxhimin e mbeturinave në komuna.
Shprehim bindjen se akterët përgjegjës për
menaxhimin e mbeturinave, rezultatet dhe të gjeturat në këtë Raport do i
përdorin për adresimin ngecjeve dhe për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor,
duke zbatuar masa dhe politika konkrete.
AMMK është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj
Asociacionit të Komunave të Kosovës, Asociacionit të Kompanive Publike të
Menaxhimit të Mbeturinave PAMKOS, zyrtarëve të menaxhimit të mbeturinave nga
secila komunë veç e veç, Kompanisë për Menaxhimin e Deponive Sanitare, dhe
Agjencisë së Statistikave të Kosovës për ofrimin e të dhënave dhe bashkëpunimit
të frytshëm.
Në veçanti falënderojmë Agjencinë Gjermane për
Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ, për mbështetjen financiare dhe teknike në
realizimin e aktiviteteve për publikimin e këtij raporti.
No comments:
Post a Comment