Saturday, September 12, 2020

Ushqimi me bazë bimore si zgjidhje për uljen e emetimeve të CO2

Sipas një studimi te publikuar në revistën Nature Sustanability, një zhvendosje e përhapur dietike nga mishi në ushqime me bazë bimore mund të kompensojë vitet e ndotjeve të dëmshme të CO2. Studiuesit propozojnë që kalimi në proteina që burojnë nga bimët do të rrisë tokën bujqësore, që mund t’u dedikohet përsëri ekosistemeve që të thithin dioksid karbonin. “Potenciali më i madh për rigjenerimin e pyjeve dhe të klimës, ekziston në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme, vendet ku largimi i mishit dhe qumështit do të kishte ndikime relativisht të vogla në sigurinë ushqimore”, thotë udhëheqësi i studimit, Profesor Matthew Hayek. 


Hulumtimi tregon se nëse kërkesa për mish do të zvogëlohej në mënyrë drastike në dekadat e ardhshme së bashku me kërkesat e saj masive për tokë, rigjenerimi i bimësisë mund të akumuloje deri në 16 vjet të ndotjes globale të karburantit fosil të CO2. Hulumtimi thotë po ashtu që zhvendosjet në prodhimin global të ushqimit në dietat me bazë bimore deri në vitin 2050 mund të çojnë në sekuestrim të 332-547 Giga ton CO2, ekuivalente me 99–163% të buxhetit të emetimeve të CO2 në përputhje me një shans prej 66% të kufizimit të ngrohjes në 1.5 ° C. 

Zgjidhjet teknologjike për ndryshimin e klimës, të tilla si metodat e reja për kapjen dhe ruajtjen e karbonit, së shpejti do të jenë të disponueshme. Sidoqoftë, përdorimi i madh në këto teknologji mund të rezultojë i rrezikshëm, sipas bashkë autorit të studimit, Helen Harwatt nga Shkolla e Drejtësisë në Harvard. “Rivendosja e bimësisë vendase në sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore me rendiment të ulët është aktualisht opsioni ynë më i sigurt për heqjen e CO2. Nuk ka nevojë të vëmë bast për të ardhmen tonë vetëm në teknologji që janë akoma të paprovuara në shkallë më të madhe “, thotë ai. 


“Prodhimi i reduktuar i mishit do të ishte gjithashtu i dobishëm për cilësinë dhe sasinë e ujit, habitatin e jetës së egër dhe biodiversitetin”, vuri në dukje bashkë autori tjetër i studimit, Profesor William Ripple i Universitetit Shtetëror të Oregonit. 

Burimi i informacionit: Earth.com

Lexo me shume deteja ne: www.sciencedaily.com/releases/2020/09/200907112345.html; 
www.nature.com/articles/s41893-020-00603-4?fbclid=IwAR0DV8S8rfTrR_GeIMtV6NhUOR7wbMGoQd2O6iQReQemlCF_GfliOSZR2ZQ 

No comments:

Post a Comment