Saturday, September 12, 2020

Malet e dragonjve natyra mbresëlënëse e Afrikës së Jugut!

Afrika e Jugut është një nga vendet e Afrikës me bukuri të rralla natyrore. Mes tjerash në këtë vend gjenden Parku Kombëtar Kruger, Kejptaun, Malet Tabela, Kepi i Shpresës së Mirë dhe Ujëvarat  Victoria. Por ato që joshin vizitorët dhe që janë plot me bafasi janë Malet e Dragonjve apo Drakensberg. Drakensberg, paraqet vargun kryesor malor të Afrikës Jugore. Maja më e lartë e maleve arrin lartësi mbidetare më shumë se 3,475 metra. Shkëmbinjtë dhe shpellat e vjetra disa mijëra vjet janë ndër pasuritë më të mëdha të maleve. Në vitin 2000 Drakensberg është shpallur si vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ai po ashtu ka statusin edhe të zonës së mbrojtur të kategorisë së Parkut Kombëtar .  


Drakensberg është pjesë e maleve qendrore të vendit dhe po ashtu është pellgu kryesor ujëmbledhës i Afrikës së Jugut ku buron edhe lumi Orange.  Parku Drakensberg është lokalitet ku gjinden rreth 35 000 shembujve të pikturave në shkëmbinjtë. Zona është e pasur po ashtu edhe me një larmi të madhe të specieve të mbrojtura të bimëve dhe kafshëve. 


Pjesa më mbresëlënëse e parkut është UKhahlamba në të cilën ndodhet maja Berg që tejkalon lartësinë 3000 metra, dhe e cila përbën zonën kryesore të Konservimit dhe Zhvillimit Ndërkufitar Maloti-Drakensberg midis Mbretërisë së Lesotos dhe Afrikës së Jugut. 


UKhahlamba është një vend mrekullie i luginave të lumenjve, përrenjve malorë, shkëmbinjve të thyer, shtigjeve për shëtitje dhe pamjeve mahnitëse që tërheq mijëra vizitorë çdo vit, kryesisht gjatë muajve të nxehtë të verës por edhe nga dhjetori në shkurt. Në dimër, malet mbulohen nga bora, duke shndërruar shpatet në një zonë të përshtatshme për sporte dhe lojëra dimërore!

No comments:

Post a Comment