Nëse udhëtoni në jug-perendim të Maqedonisë së Veriut keni
rastin të shihni Ohrin. Perlën natyrore të atij regjioni. Qyteti
i Ohrit ka mbi 50 mijë banorë. Popullsi kjo e përbërë nga maqedonas,
shqiptarë dhe turq. Ohri ka një histori të lashtë e të pasur. Ai ka arritur të
jetë një vend si një mozaik i ngjyrosur me natyrën e kulturën e tij. Duket se
është si në paqe në pritje të turistëve nga e gjithë bota. Ndërthurja e
shumë bukurive natyrore dhe vlerave historike dhe kulturore e bën këtë qytet
një nga destinacionet e preferuara të turistëve.
Jerusalemi i ortodoksisë
Me historinë e këtij qyteti lidhen shumë ngjarje historike
dhe personalitete të shquar shqiptarë. Madje nga lashtësia e hershme ilire,
periudha antike, mesjeta, periudha e Rilindjes kombëtare dhe deri në ditët e
sotme. Ky qytet, në kohën më të re i njohur si ‘Jerusalemi i
ortodoksisë’, është themeluar dhe sunduar fillimisht nga fisi ilir i enkelejve.
Edhe gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, qyteti i Ohrit
ka shkëlqyer si një ndër qendrat e rëndësishme të kësaj lëvizje. Shërbeu si
strehë e çetave të para kryengritëse kundër sundimit osman. Ndërsa shumë
patriotë shqiptarë nga ky qytet kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Di në
Lidhjen e Prizrenit, në kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë
dhe në shpalljes e pavarësisë së saj më 1912. Në periudha të ndryshme, më
vonë qyteti i Ohrit ra nën sundime të huaja.Secili më i egër dhe më shaktërrues
se tjetri. Deri në përfundim të shekullit XIX, qyteti i Ohrit ka qenë i banuar
kryesisht nga shqiptarët dhe nga një numër i vogël familjesh vllehe, hebreje,
sllave, turke dhe rome.
Liqeni qe prek brigjet e tri qyteteve të mëdha
No comments:
Post a Comment