Friday, September 11, 2020

Shkatërrimi i natyrës mundë të sjellë pandemi më të rënda se COVID-19

Një grup ekspertësh të biodiversitetit paralajmërojnë se pandemitë të tjera janë në horizont nëse njeriu nuk ndalon shkatërrimin e shpejtë të natyrës. Në një shkrim të publikuar në The Intergovernmental Science-Policy Platform on Biodiversity and Ecosystem Services (IPBES), autorët bëjnë përgjegjës njerëzit për përhapjen e COVID-19. Ata paralajmërojnë se 1.7 milionë viruse të tjera të paidentifikuara por që mund të infektojnë njerëzit jetojnë në gjitarë dhe zogjtë e ujit. Çdonjëri prej tyre mund të jetë edhe më shkatërrues dhe vdekjeprurës sesa COVID-19.

E vetmja specie përgjegjëse për për pandeminë e COVID-19 jemi ne.“Ashtu si krizat e biodiversitetit dhe të klimës, pandemitë e fundit janë një pasojë e drejtëpërdrejtë e veprimtarisë njerëzore- veçanërisht e sistemeve tona financiare dhe ekonomike globale bazuar në një paradigmë të kufizuar që çmon rritjen ekonomike me çdo kusht. Kemi një dritare të vogël me mundësi për të kapërcyer sfidat e krizës aktuale” shkruajnë autorët.

Ata sugjerojnë tre aspekte që duhet të merren parasysh për planet stimuluese të lidhura me COVID-19. Vendet duhet të forcojnë rregullat e Mjedisit, të adoptojnë një qasje ‘Shëndeti’ për vendimmarrjen që njeh ndërlidhjen midis shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit tonë të përbashkët; dhe mbështesin sistemet e kujdesit shëndetësor në vendet më të varfra. “Ky nuk është altruizëm i thjeshtë – është investim jetik në interes të të gjithëve për të parandaluar shpërthimet e ardhshme globale”, argumentojnë shkencëtarët në artikullin e tyre IPBES.

Burimi i informacionit: https://www.gazetaexpress.com/pandemi-me-te-renda-se-covid-19-na-presin-nese-njerezit-vazhdojne-ta-shkaterrojne-natyren/

No comments:

Post a Comment