A e dini se në cilat qytete të botës, shërbehet dhe
konsumohet ushqimi më i mirë në rrugë. Lexojeni këtë artikull për zbuluar me
qytetet që ju ofrojnë ushqimet tradicionale më të shijshme. Ushqimi i rrugës
tashmë është një formë universale e ofrimit në shumicën e qyteteve të botës.
Për ata që dëshirojnë të provojnë shijet më të mira të këtij ushqimi, në këtë
artikull ju sjellim faktet për 10 qytetet që ofrojnë gatimet e rrugës më të
veçanta dhe me te këndshme.
1. Bangkok, Tajlandë
Ushqimi tajlandez i rrugës është tashmë pjesë e kuzhinave më
të rafinuara ne botë. Në Bangkok mund të shijoni makaronat phat thai,
shishqebap pule shoqëruar me salcë kikiriku ose tom yam, supën me shije të
veçantë pikante me karkaleca deti, kërpudha, domate dhe erëza të zonës.
2. Mexico City, Meksikë
Edhe kioskat më të vogla në Mexico City shesin tortillas të
freskëta dhe mish të pjekur të copëtuar. Kuzhina meksikane është shumë e
shijshme, plot ngjyra dhe erëza. Në rrugët e Mexico mund të shijoni: tortillas
(krepa te mbushura me mish dhe perime të pjekura) ose tostades (krepa të
skuqura shoqëruar me fasule, salcë dhe djathë).
3. Stamboll, Turqi
Kuzhina turke në rrugët e Stambollit ofron disa specialitete
të tjera përveç qebapit. Ne rrugët e Stambollit mund te gjeni kudo: bukë simite
(buke të zhytura në shurup dhe të pudrosura me susam), dürüm (një lloj
sanduich-i i mbledhur turk), lahmacun (pica turke) ose akullore me stika.
4. Hô Chi Minh, Vietnam
Të rrufitesh një supë me makarona ulur në një karrige
plastike në ane të një rruge është një vakt perfekt dreke në qytetin Hô Chi
Minh. Ne rrugët e tij mund të shijosh edhe: pho (supë me makarona tradicionale)
ose një buke të vogël bahn mi (te mbushur me mish sipas dëshirës, me kimchi,
rrepë të bardhë dhe koriandër).
5. Tokio, Japoni
Asnjë vend tjetër ne bote nuk ka aq shume restorante me yjet
Michelin sa në Tokio. Japonezët dinë si të gatuajnë dhe në rrugët e qyteteve të
tyre mundë të gjesh gatimet më të shijshme. Në Tokio mund të shijoni: ramen
(një përgatitje me baze makaronash) dhe patjetër edhe sushi.
6. Palermo, Sicili
Sicilia ofron ushqime shumë të shijshme madje edhe pak më
ndryshe se pjesa tjetër e Italisë. Nëpër rrugët e Sicilisë e veçanërisht në
Palermo, mundë të porosisni: sfinciaone (pica me shumë vajë, salcë domatesh,
qepë dhe kaçkavall të skuqur të zonës), arancini (qofte orizi mbushur me
përbërës të shijshëm), stigghiole (zorrë delesh të mbushura dhe të pjekura me
majdanozi dhe qepë).
7. Marrakech, Marok
Duke qenë se pjesa më e madhe e kohës kalohet jashtë në Marrakech, rrugët e tij janë të mbushura me aroma gatimesh. Askund tjetër nuk mund të gjeni një shumëllojshmëri të tillë ushqimore si atje. Ju mund të porosisni: meloui ( krepa të kripura zakonisht të mbushura me qepë dhe erëza), supë kërmijsh, pastilla (një lloj byreku i mbushur me mish, erëza te freskëta, vezë dhe bajame) apo chebakia ( lloj biskotash shumë të ëmbla me susam).
8. Kingston, Xhamajkë
Në Xhamajkë, kuzhina e rrugës përmban gatime me receta
familjare të mbajtura sekret. Në këto rrugë mundë të shijoni: jerk chicken
(pulë e pjekur dhe e marinuar me qepë, spec të kuq dhe trumzë), patty (byreçka
të mbushura me mish, curry dhe perime) apo peppered shrimps (karkaleca deti
gatuar me ëhisky dhe erëza).
9. Carthagena, Kolumbi
Në këtë qytet të veçantë dhe plot me ngjyra mundë të gjeni
edhe ushqime të llojllojshme të shërbyera në rrugë. Aty mes tjerash mundë të
shijoni arepas (lloje pitesh të vogla misri të mbushura me djathë dhe vezë),
corizo ose ceviche të pjekura (fileta peshku të shoqëruara me koktej salcash).
10. Honolulu, Hawaii
Ushqimi havajan është një përzierje e kuzhinave, që ndërthur traditat lokale me shijet e kuzhinës të emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara kontinentale, Azia dhe Amerika Latine. Rezultati përfshin një sërë sallatash të papërpunuara peshku të njohura si poh-kay. Tuna dhe oktapodi janë dy opsionet më tipike, të përgatitura me aromë të frymëzuar nga gjithçka, nga kimchi te ceviche. Qyteti gjithashtu ka një kulturë të lulëzuar të kamionëve ushqimorë.
No comments:
Post a Comment