Friday, September 11, 2020

Bashkimi Evropian me objektiva të reja për klimën

Me 40 vota pro dhe 37 kundër, Komiteti i Mjedisit i Parlamentit Evropian dje (10 Shtator) ra dakord për një objektiv të ri të klimës së BE për 2030. Teksti, i cili ende ka nevojë për miratimin e shumicës së Parlamentit Evropian dhe 27 vendeve anëtare të BE përpara se të bëhet ligj, kërkon që BE të zvogëlojë emetimet e gazeve serë në 60% nga 40% sa është aktualisht, krahasuar me nivelet e emetimeve të vitit 1990. Veprimet kryesore që dalin nga ligji synojnë reduktimin afatgjatë të emisioneve të gazeve serrë në Bashkimin Evropian në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.


Ligji i ri klimës për Bashkimin Evropian, në fakt përbën edhe një nga objektivat kryesore të implementimit të Marrëveshjes se Gjelbër (Green Deal) të BE. Për dallim nga Komiteti i Mjedisit i Parlamentit Evropian, Komisioni Evropian ka propozuar dy opsione tjera për objektivin e ri të BE sa i perket uljes se emisioneve te gazrave sere, i pari parasheh një ulje 50% dhe i dyti parasheh një ulje prej 55% të emetimeve deri në vitin 2030, përkundrejt niveleve të emetimit te vitit 1990.

Mes tjerash ligji i ri për klimën kërkon nga eurodeputetët të mbështesin: 
  • Objektivin për uljen e emetimeve të vitit 2030 prej të paktën 60%; 
  • Objektivin e neutralitetit klimatik që është i detyrueshëm për secilin Shtet Anëtar dhe jo vetëm për BE-në në tërësi; 
  • Formimin e një paneli shkencor të pavarur për të këshilluar mbi synimet e BE-së dhe planet dhe politikat e Komisionit për përmbushjen e tyre; 
  • Kërkesën që Komisioni të publikojë një udhërrëfyes të BE për përmbushjen e synimeve klimatike, përfshirë reduktimet e emetimeve në të gjithë sektorët, dhe ta azhurnojë atë çdo pesë vjet; 
  • Angazhimin për të rishikuar të gjitha masat dhe politikat ekzistuese dhe të propozuara të BE-së për t'u siguruar që ato janë në përputhje me synimet klimatike; 
  • Qasje në drejtësi për të siguruar përgjegjshmëri dhe pajtueshmëri në praktikë. 
  • Kufizimet në aftësinë e interesave të karburanteve fosile për të ndikuar në politikat e BE-së; dhe 
  • Dispozitat për t'i bërë rrjedhat financiare në përputhje me qëllimet e BE-së për klimën.

No comments:

Post a Comment