Nuk bëhet fjalë as për halucinacione dhe as për imazhe të modifikuara në Photoshop. Në Australinë Jugore ujërat e liqeneve marrin ngjyra interesante dhe ofrojnë një pamje piktoreske.
Janë pesë liqene të tillë, që në këtë sezon ofrojnë një spektakël të vërtetë ngjyrësh. Është prania e algave që njihen edhe që njihen si bakteret e kuqe, ose halobakteret, që i japin ngjyrën këtyre liqeneve. Ngjyra e kuqe shihet më e theksuar në liqenin MacDonnell, për shkak të ujit tepër të kripur që ka, ndërsa liqeni Bumbunga ndryshon ngjyra tri herë në vit, nga i kuq, i bardhë dhe blu.
Liqeni Eyre ofron të kuqen, portokallin dhe ngjyrën e verdhë, ai Albert ruan ngjyrën e kuqe thuajse përgjatë gjithë vitit. Liqeni Hart është shumëngjyrësh dhe në të njëjtën kohë, në pjesë të tij sheh të kuqen, jeshilen, të verdhën dhe blunë.
MacDonnell
Liqeni Bumbunga
No comments:
Post a Comment