Edhe pse është e pabanuar nga njerëzit Antarktida mbetet një
nga zonat që është vazhdimisht në vëmendjen e mediave, turistëve dhe të
studiuesve për shkak të shkrirës së akullit që po ndodhe atje dhe botës së
gjallë interesante që mban. Kësaj radhe nga Antarktida e akullt kemi zgjedhur
dy rrëfime interesante. I pari flet për një ajsberg gjigant që është shkëputur
nga pjesa e madhe e kontinentit të ngrirë dhe që po shkon drejt oqeanit të
hapur, ndërsa i dyti na tregon për një ishull që u zbulua pas shkrirjes së
akullnajave në këtë zonë.
Ajsbergu më i madh në botë del në oqean të hapur
Shkencëtarët thonë se ajsbergu më i madh në botë është gati
të hyjë në oqean të hapur. Ajsbergu me një trilion ton vlerësohej të
ishte 5800 kilometra katrorë kur u shkëput për herë të parë nga Antarkdita në
vitin 2017. Tani shkencëtarët thonë se ajsbergu i quajtur A68 është në
lëvizje dhe po shkon drejt ujërave të hapura të Oqeanit Jugor. Duke
folur për BBC, një shkencëtar nga Universiteti Swansea tha që ajsbergu gjatë
rrugës së tij ka të ngjarë të zvogëlohet në madhësi pasi po përballet me ujëra
më të ashpra.
Shkrirja e akullit zbulon ishullin e panjohur në Antarktik
Një ishull i madhësisë së Windsor Castle është zbuluar në
Antarktida pas shkrirjes së akullnajave të shkaktuara nga temperaturat e larta
rekorde deri në 20 gradë Celsius. Një grup i kërkuesve polarë nga projekti Thwaites
Offshore Research (THOR) vërejtën ishullin gjatë kalimit të tyre përmes Pine
Island Bay në Polin Jugor. Ishulli u pagëzua me emrin Sif sipas perëndeshës
norvegjeze të pjellorisë dhe familjes, e cila ishte gjithashtu gruaja e
perëndisë luftëtar Thor, nga ekipi kërkimor i akullnajave THOR.
Shkencëtarët thanë se ishulli përbëhet nga graniti dhe banohet nga fokat. Ata shpresojnë tash të zbulojnë më tepër rreth përbërjes së ishullit, pas përfundimit të udhëtimit të tyre deri në fund të muajit mars.
No comments:
Post a Comment