Thursday, September 10, 2020

Tulipani shqiptar, lloj i rrallë me vlera botërore

Tulipani Shqiptar (Tulipa albanica) është një bimë e veçantë që ndodhet vetëm në zonën e Kukësit në Shqipëri. Tulipani Shqiptar, është zbuluar për herë të parë në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit të Kukësit, në lokalitetin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi.  Kjo bimë endemike e Shqipërisë që shpesh e quajnë edhe Tulipani i Kukësit, sipas vendit të origjinës,  paraqitet me dy ngjyra kryesore; e verdhë dhe e kuqe si dhe kombinimi i tyre.

Tulipa Albanica vërteton që Shqipëria ka një pasuri të mrekullueshme natyrore dhe autentike. Tulipani shqiptar është emërtuar kësisoj për faktin se rritet vetëm në Shqipëri përbën një lloj të ri endemik për shkencën. Pikërisht për shkak të autenticitetit të saj, kjo bimë e rrallë endemike e cerktifikuar ndërkombëtarisht gëzon statusin e mbrojtjes së veçantë.

Duke ditur vlerat e këtij lloji institucionet e Shqipërisë dhe ekspertët e mjedisit kanë ndërmarrë masat për ta mbrojtur lokalitetet ku ndodhet ai. Arben Palushi i ekspert i mjedisit shprehet se "mbrojtja një e bime si Tulipa albanica, na obligon që të mbrojmë habitatin e saj, sepse masa e mbrojtjes së habitatit të një lloji  është më e forte se vetë mbrojtja e saj, andaj habitati i saj do të shpallet si zonë e mbrojtur e natyrës".

Besnik Hallaçi, drejtor i Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura në zonën e Kukësit shprehet se "përveç rëndësisë shkencore ky lloj është edhe bazë e mirë gjenetike edhe për të vazhduar me kultivimin pasi dihet se tregtia e tulipanëve është edhe joshje në gjithë botën, por shohim edhe mundësinë e rritjes së turizmit".

Rëndësia dhe vlera e këtij lloji është konfirmuar edhe nga revistat shkencore të njohura të botanikës. Së fundmi revista e njohur shkencore “Phytotaxa”, ka botuar  artikullin “Tulipani shqiptar –(Liliaceae), një specie e re nga Shqipëria Verilindore” ku promovohet zbulimi i këtij lloji si një lloj i ri tulipani në Shqipëri.

Zbuluesit e kësaj specie janë Prof As. Dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me Prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit. Danimarkë.
Analizat gjenetike të këtij lloji tulipani janë kryer nga Prof. Sonja Siljak-Yakovlev e Departamentit të Ekologjisë në Universitetin e Parisit.


Përndryshe Shqipëria ka një pasuri prej 3200 specie bimore, që përbejnë 30% të florës së Evropës. Rajoni i Kukësit është unik sa i përket brezave me bimë të egra, të cilat kërkojnë vëmendje për tu marrë bë mbrojtje. Deri tani në botë njihen rreth 113 lloje tulipanësh, tulipani i Kukësit renditet i 114-ti.

 Foto: Besnik Hallaçi

Burimi i informacionit: https://shqiptarja.com/

No comments:

Post a Comment