Një skifter, mund te jetojë deri
në 70 vite. Por që të arrijë deri në këtë moshë, ai duhet të marrë një vendim
të vështirë në jetë. Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij humbasin
elasticitetin dhe fuqinë, duke e patur të pamundur tashmë që të kapin prenë, e
cila është burimi kryesor i ushqimit.
Ai fluturon në majën më të lartë dhe ndërton folenë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin nëpër shkëmbinj me gjithë fuqinë e tij, deri sa t'i thyhet. Pasi ta ketë thyer sqepin, pret deri sa t'i rritet. Së dyti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve. Pasi t'i jenë rritur kthetrat, fillon shkul të gjitha puplat e vjetra.
Pesë muaj pas kësaj torture,
skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti.
Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë edhe për 30 vite të tjera.


No comments:
Post a Comment