Sigurisht se mendja e njeriut mund të pjellë lloj-lloj imagjinate, por “imagjinatën” më të bujshme për të krijuar imazhe (peizazhe) të veçanta e ka Nëna Natyrë. Nëse nuk besoni, mjafton të shikoni florën dhe faunën që janë krijuar natyrshëm për miliona vjet në planetin tonë. Apo, ndoshta ekziston një shembull edhe më i thjeshtë për të përshkruar veçantinë e natyrës: lulet.
Në vijim ju sjellim disa nga lulet më të çuditshme në botë – dhe emërtimet e tyre joshkencore (dhe ato shkencore) me të cilat janë pagëzuar nga njerëzit që jetojnë në zonat ku ato lulëzojnë, apo dhe nga turistët.
Lule shahu (Fritillaria)
Fritillaria njihet edhe si lule shahu, sepse lulja e saj ngjanë me tabelën e shahut.
Tricyrtis hirta (Tricyrtis hirta)
Brendia e lulës Tricyrtis hirta duket sikur të ishte nga një planet tjetër. Megjithatë, mos harroni, lulet më të bukura janë lulet e rrezikshme.
Lule pasioni (Passiflora)
Lule pasioni mund të gjendet në SHBA dhe në Azi. Kjo lule është shumë e bukur, andaj nuk është për t’u çuditur pse pëlqehen edhe nga kolibri.
Lulehëna (Ipomoea alba)
Kjo lule është e bukur dhe nuk do shumë koment. Përkundër formës së çutishme që ka, ajo është thjeshtë magjepsëse.
Aguliçja ‘Zebra blu’ (Primula acaulis ‘Zebra Blue’)
Aguliçja ‘Zebra blu’ është një lule me pamje të çuditshme – një zebër në botën bimore. Dhe, duket se dhe emrin e ka të qëlluar.
Lule Papagalli (Impatiens psittacina)
Kjo lule mund të gjendet vetëm në disa zona të veçanta në Tajlandë, Burma dhe Indi, ndërkaq pëlqehet nga botansitët për shkak të ngjasimit që ka me papagallin.
Lule laraska (Aquilegia)
Dikush e përshkruan si lule të bukur, por ka dhe të tillë që u duket si lule e frikshme – me pamje laraske apo dhe merimange.
Orkideja fantazmë (Dendrophylax lindenii)
Nëse ekziston ndonjë lule që mund të na shkaktojë ankth me pamjen e saj, atëherë, ajo është orkideja fantazmë. Duket sikur të kishte dalë nga ndonjë film horror.
Lule balonë (Platycodon)
Kjo lule derisa është në proces të çeljes duket si balonë që fryhet. Pamja e saj, është vërtetë mahnitëse.
Rosa fluturuese (Caleana major)
Rosa fluturuese është një lule e familjes së orkideve dhe duket mu ashtu siç dhe e sugjeron emri i saj.
Fanari kinez (Physalis alkekengi)
Fanari kinez është një lule që merr formën e një fanari ndriçues derisa është në proces të lulëzmit. Ndoshta, ky emër dhe nuk është gjithaq i përshtatshëm për këtë lule.
No comments:
Post a Comment