Një makinë me energji diellore ka udhëtuar qindra kilometra me një karikim të vetëm, duke shënuar një moment historik të madh drejt sjelljes së automjetit “më efikas dhe më të qëndrueshëm në botë” në treg. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lightyear One përshkroi 400 kilometra me 130 kilometra për orë përpara se të rimbushej gjatë testeve në qytetin italian të Aprilia muajin e kaluar. Testet e mëparshme të kryera me një shpejtësi më të ulët panë se makina elektrike përshkoi më shumë se 700 kilometra.