Friday, January 3, 2025

A e dini cilat janë tunelet rrugore më të gjata në botë?

Zvicra është kampione e botës në tunele. Kur u përfundua në vitin 2016, tuneli i trenave Gotthard vendosi rekordin botëror si tuneli më i gjatë hekurudhor në botë – dhe ende mban këtë titull sot. Me 57 kilometra, tuneli është shumë më i gjatë se vëllai i tij i vogël, tuneli rrugor Gotthard. Por, Zvicra nuk është kampione në tunelet rrugore. Disa shtete të tjera janë përpara saj me tunele me distanca më të mëdha. Në vijim të këtij artikulli po ju sjellim informata për gjashtë tunelet rrugore më të gjata në botë.

6. Tuneli Ovit, Turqi

Tuneli më i gjatë i Turqisë lidh provincën Erzurum.Planet për ndërtimin e tunelit të Ovitit ekzistonin që në vitin 1880 si një projekt zhvillimi i Perandorisë Osmane. Ndërtimi filloi në vitin 1930, por u anulua dhe nuk vazhdoi kurrë. Puna e ndërtimit rifilloi vetëm në vitin 2012. Më pas iu deshën gjashtë vjet derisa tuneli 14.3 kilometra i gjatë u hap zyrtarisht në vitin 2018.

5. Tuneli Ryfylke, Norvegji

Tuneli Norvegjez Ryfylke është tuneli më i gjatë nënujor në botë. Është 292 metra nën nivelin e detit dhe aktualisht është tuneli rrugor më i thellë i ndërtuar ndonjëherë. Puna për ndërtimin e tij zgjati shtatë vjet nga 2012 deri në 2019.

4. Tuneli rrugor Gotthard, Zvicër

Me 16.9 kilometra, Gotthard është tuneli rrugor më i gjatë në Alpe. Ky tunel lidh Evropën veriore me atë jugore dhe është lidhja më e shpejtë përmes harkut alpin evropian. Puna e për ndërtimin e tij filloi zyrtarisht në vitin 1970 dhe zgjati dhjetë vjet.

3. Tuneli Zhongnanshan, Kinë

Kina është gjithashtu e njohur për ndërtimin e tuneleve: Linja 6 e metrosë Chengdu konsiderohet tuneli më i gjatë i metrosë në botë. Tuneli rrugor më i gjatë në Kinë kalon nëpër malin Zhongnan dhe është rreth 18 kilometra i gjatë. Ky tunel zvogëlon një udhëtim tre-orësh nëpër malet Qinling në 40 minuta. Ndërtimi, i cili ishte planifikuar në vitin 1990, zgjati pesë vjet dhe përfundoi në vitin 2007.

2. Tuneli Yamate, Japoni

Me vetëm 200 metra më shumë sesa tuneli i Zhongnanshan, tuneli Yamate zë vendin e dytë. Tuneli ndodhet në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, më saktësisht nën rrugën Yamate. Ndërtimi i tunelit filloi në vitin 1992 dhe segmenti i parë i tunelit u hap në vitin 2007. E gjithë gjatësia ishte e qasshme vetëm në vitin 2015 – e gjithë puna e ndërtimit zgjati 23 vjet. Me 18.2 kilometra, është tuneli rrugor më i gjatë brenda një qyteti.

1.Tuneli Laerdals, Norvegji

Tuneli ka disa instalime ndriçimi të ndezura përgjatë rrugës, të cilat synojnë, ndër të tjera, të rrisin sigurinë në trafik. Ata supozohet t’ju mbrojnë nga rënia në gjumë. Nuk mund të dallosh madhësinë e tunelit Laerdal, por pas hyrjes që nuk është se të mahnit qëndron tuneli rrugor më i gjatë në botë, mbi 24.5 kilometra i gjatë. Tuneli u ndërtua në vetëm pesë vjet dhe hyri në punë në nëntor 2000.

No comments:

Post a Comment