Flet investitori miliarder dhe autori i disa
librave të njohura Jim Mellon.
Jim Mellon është një investitor miliarder, një
biznesmen, një filantrop dhe një autor i disa librave të shquar. Ai, siç
shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, gjithashtu tregon aftësinë për të
identifikuar me sukses trendet globale në zhvillim. Në një intervistë
ekskluzive për këtë medium, ai flet për aspiratat e tij për të ardhmen dhe jep
një pasqyrë të librit të tij të ri. Për të na dhënë pak histori të librit të
tij të ri dhe ‘Revolucionin e Ri Agrar’, Mellon përmend pandeminë. “Nga lindi kjo pandemi? Ndoshta nga
keqpërdorimi i ushqimit në Lindjen e Largët. Nga do të vijë pandemia tjetër?
Ndoshta nga keqpërdorimi i ushqimit në Lindjen e Largët”.
Kështu, ai argumenton se “rritja” e mishit në
laboratorë do të kishte një ndikim rrënjësor në ndryshimin e klimës pasi
aktualisht, 14.5 deri në 18% të të gjitha emetimeve globale që shkaktojnë
ngrohjen globale vijnë nga bujqësia intensive e kafshëve. Madje Mellon është i
bindur se bujqësia e sotme do të kalojë një trazirë të madhe dhe ai madje
parashikon që bujqësia tradicionale e qumështit do të zhduket tërësisht sepse
“është një industri që po bie”.
Dhe përkundër të gjitha ndryshimeve të mëdha
që Mellon ka parashikuar gjatë dhjetë viteve të ardhshme, ai beson se të gjithë
do të përshtaten dhe se ndryshimet do të jenë pozitive. Për fermerët që do të
humbasin profesionet e tyre, “ata do të duhet të gjejnë diçka tjetër për të
bërë, pak si minatorët duhet të gjenin diçka tjetër për të bërë nga vitet 1950
deri në 1990, si shoferët e kuajve dhe qerreve duhet të gjenin diçka tjetër të
bëj kur erdhën makinat”. Kështu Mellon na tregon se përparimi krijon punë të
reja, më të mira dhe me paga më të larta. Për të, “do të ketë ndryshim, por
ndryshimi është gjithmonë i mirë”.
Burimi i informacionit: Telegrafi.com
No comments:
Post a Comment