Pemët janë një nga gjërat më të mira që ne kemi për të pastruar ajrin e Tokës, por ato kanë të meta të caktuara, ato kanë nevojë për kohë dhe hapësirë për t’u rritur. “BioUrban”, një strukturë metalike, katër metra e gjatë, e krijuar me cilindra, riprodhon procesin e fotosintezës së një peme për 365 ditë në vit. “Ky sistem thith ndotjen dhe funksionon menjëherë me një proces biologjik me imazhin e një peme të vërtetë”, theksoi Jaime Ferrer, bashkëthemelues i Biomitech. Këto pemë po përdorn në kryeqytetin e Meksikës i cili njihet për nivelin e lartë të ndotjes. Një pemë artificiale si kjo e absorbon ndotjen, në sajë të veprimit të mikroalgave të vendosura në brendësi për të pastruar ajrin.
Ferrer thotë se qëllimi i kompanisë është të ndihmojë qytete të tilla të kenë ajër më të pastër në vendet më të frekuentuara me këmbësorë, çiklistë ose të moshuarit, ku është e pamundur mbjellja e një hektar pemësh. Ferrer këmbëngul se ideja e BioUrban nuk është të zëvendësojë pemët e vërteta, por t’i plotësojë ato në zona ku mbjellja e një pylli nuk do të ishte e mundur. “Ato mund të përdoren në zona me trafik të lartë, terminalet e transportit, ku nuk mund të mbillni një hektar me pemë”, i tha ai Agence France-Presse (AFP).
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), çdo vit në të gjithë botën, rreth shtatë milion njerëz vdesin nga ndotja e ajrit.
No comments:
Post a Comment