Shumë lloje të bletëve të egra, janë të afta të mbijetojnë vetëm brenda kufijve specifikë të temperaturave, por ngrohja globale po e rrezikon popullsinë globale të bletëve. “Ngrohja globale besohet të jetë një shkaku kryesor i rënies së bletëve të egra. Disa bletë të egra mund të mbijetojnë vetëm në një gamë të ngushtë të temperaturave. Ndërsa habitatet e tyre bëhen më të ngrohta dhe vendet ku ato mund të jetojnë janë më të vogla”, tha Philip Donkersley, studiues në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar. Ai i tha Anadolu Agency (AA) se disa specie janë detyruar të transferohen në lartësi më të larta. “Rënia e këtyre pjalmuesve është e lidhur me ndryshimet e tokës, përhapja e sëmundjeve dhe përdorimin agrokimik”, tha ai, duke iu referuar kërcënimeve të tjera mjedisore ndaj popullatës së bletëve përveç ngrohjes globale.
Më shumë se 800 lloje bletësh të egra në të gjithë Evropën, shtatë prej tyre klasifikohen si më të rrezikuarat në mënyrë kritike dhe 46 janë të rrezikuara ndërsa 24 janë të prekshme dhe 101 të kërcënuar, tha ai, duke cituar listën nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës me qendër në Zvicër. “Në mënyrë kolektive, këto humbje do të kenë ndikime të konsiderueshme në polenizimin global,” shtoi ai.
Sidoqoftë, duhet pasur kujdes në përpjekjen e vazhdueshme
për të rritur popullsinë e bletëve. “Përpjekjet për të adresuar shkaktarët e
rënies së bletëve të mjaltit mund të zvogëlojnë ndikimin e përpjekjeve për të
konservuar pjalmuesit e egër”, tha ai, duke përmendur prova për rritjen e
dendësi të mëdha të bletëve të mjaltit, siç janë ato të lidhura me bletët
urbane, që mund të çojnë në rënie polenizuesit e egër.
Për të parandaluar rënien e bletëve, ai sugjeroi që të ketë
kontroll tѱ përdorimit të kimikateve në bujqësi e që është një ndër shkaktarët
kryesor të humbjeve të popullsisë së bletëve. “Aktualisht, ne po përpiqemi
të përmirësojmë rënien e pjalmuesve përmes skemave agro-mjedisore, duke
përdorur diversifikimin e të korrave, mbrojtjen e habitatit natyror dhe
krijimin e zonave ekologjike siç janë shiritat e luleve të egra”, tha ai.
Humbja e popullatës së bletëve vije si rezultat i
ndryshimeve klimatike dhe humbjeve të habitateve të shkaktuara nga bujqësia
intensive janë kërcënimet kryesore për bletët, sipas Martin Smith, drejtor në
Shoqatën Britanike të Bletarëve (BBKA). Duke vënë në dukje se ndryshimi i
klimës mund të ketë efekte pozitive dhe negative tek bletët, Smith i tha
Anadolu Agency (AA) se klima e ngrohtë e bën bletarinë më të vështirë, pasi që
në kushte ekstreme të nxehtësisë burimet e nektarit zvogëlohen. “Duke
nënvizuar rëndësinë e bletëve për mjedisin dhe veçanërisht për të lashtat me lule
të hershme si kajsitë, mollët dhe dardhat, ai tha se bletarët duhet të jenë
vigjilentë kundër kërcënimeve të jashtme”, tha ai.
Burimi i informacionit: https://www.motilokal.com/lajmet/443/ndryshimet-klimatike-rrezikojne-zhdukjen-e-bleteve-te-egra
No comments:
Post a Comment