Në juglindje të Drezdenit, por në lindje të Gjermanisë, gjendet Parku Kombëtar Zvicra Saksone, e kaluara e të cilit shtrihet deri në periudhën e lashtësisë Në Parkun Kombëtar në Krahinën e Saksonisë gjenden viset e pazakonshme të formuara nga erozioni në periudhën e Antikitetit. Ato si të tilla paraqesin zonë unike të Evropës së Mesme. Formacionet shkëmbore, luginat e skalitura thellë, rrafshnaltat dhe kanionet e përbëjnë relievin e kësaj pjese të veçantë.
Në kuadër të Parkut Kombëtar Zvicra Saksone, në sipërfaqe prej 36.000 hektarësh, nën mbrojtje është pjesa më e madhe e malit, e cila është krijuar nga rëra e Elbës.
Në këtë park mund të shihen edhe lloje kafshësh, të cilat janë bërë të rralla, siç janë huti, vidra dhe gjeri, si edhe zona me fier, likene dhe myshk, të krijuara nga ndryshimet në biotope në një zonë të vogël.
No comments:
Post a Comment