Në këto fakte argëtuese për zogjtë do mësoni disa informata interesante. Do të zbuloni se cilët janë zogjët më të mëdhenj dhe cilët janë ata më të vegjël, cilët janë më të shpejtë dhe cilët mundë të fluturojnë nga parapa. Po ashtu mundë të mësoni më shumë për evulucionin e zogjve, sa intelegjent janë ata dhe sa lloje të tyre ekzistojnë.
- Ka rreth 10000 lloje të ndryshme të zogjve në mbarë botën.
- Makushi është zogu më i madh në botë. Ai gjithashtu krijon vezët më të mëdha dhe ka maksimumin më të madh të shpejtësisë (97 km/h)
- Shkencëtarët besojnë që zogjtë kanë evoluar nga dinozaurët teropod.
- Zogjtë kanë pupla, krahë, çelin nga veza dhe janë gjaknxehtë.
- Zogjtë kanë eshtra të zbrazët që u ndihmojnë të fluturojnë.
- Disa zogj janë mjaftueshëm inteligjent sa për të krijuar dhe përdorur pajisje.
- Pula është specia më e shpeshtë e zogut në botë.
- Kivit janë zogj të rrezikuar për zhdukje, të cilët nuk fluturojnë dhe jetojnë në Zelandën e Re. Ata kanë vezët më të mëdha krahasuar me madhësinë e trupit të çdo zogu në botë.
- Kolibri është i vetmi zog që mund të fluturojë prapa.
- Kolibri bletë është zogu më i vogël që ekziston në botë me madhësi vetëm 5 cm.
- Rreth 20 % të specieve të zogjve migrojnë në distancë të madhe çdo vit.
- Pëllumbat migrues janë të aftë për ta gjetur shtëpinë e tyre nga distancat e mëdha dhe janë përdorur për mijëra vite për të dërguar mesazhe.
No comments:
Post a Comment